Shqipëria po zbukuron shqiptarët! Pas trupit, radhën e ka shpirti

 Shqipëria po zbukuron shqiptarët! Pas trupit, radhën e ka shpirti

Qytetarët shijojnë perëndimin në Vlorë

Nga Bjeshkët e Namuna, në Valbonë, në Theth, në Lepushë, në Bunë, Liqeni i Shkodrës, Shirokë, Velipojë, Rana e Hedhun, Mrizi i Zanave, Dibër, Pukë, Kepi i Rodonit, Shëngjergj, Dajt, Gjinar, Divjakë, Belsh, Librazhd, Berat, Gramsh, Vlorë, Seman, Korçë, Ohër, Prespë, Skrapar, Përmet, Gjirokastër, Nivicë, Sarandë, Butrint, Borsh, Himarë, Konispol.

Më në fund gjithë Shqipëria ka marrë në krahë shqiptarët e po i përmirëson. Kjo verë koronavirusi shpërndau bashkëatdhetarët në çdo cep: nga përkëdheljet e lumit të Shalës, në paqen e Komanit, nga dallgët e Adriatikut te freskia e thellësia e detit Jon me mundim e përkushtim natyra jonë e mrekullueshme po vepron. Kush nuk postoi këto muaj foto si të ishin bërë nga fotografët më të mirë të National Geographic? Një evolucion cilësor është i dukshëm vetëm me një shikim sipërfaqësor: Nga bombardimet me foto tavolinash nëpër klube, restorante e kafene, nga fotot me pjata me lloj lloj mishrash e trahanarash, me birra e raki, te e bukura e natyrës dhe fisnikëria e saj. Nga tavolina me 20 burra që pinin e hanin bashkë, në fotot me familje, burrë, grua, fëmijë e shoqëri në shijim të bukurive magjike që vendi ynë ruan e shpalos për këdo. Duket si një gjë e lehtë dhe e pavlerë, por jo. Besoj se dielli, uji, ajri, gjelbërimi do të nisin të pasveprojnë. Gjithë këta elementë do të lëshojnë si pika të çmuara ilaçin e shërimit edhe për popullin tonë. Shqipëria me durim ka marrë në krahët e vet bijtë e saj të humbur fjalëve dhe veseve, urrejtjes dhe thashethemeve, dembelizmit dhe inateve dhe do t’i zbukurojë. Së pari do t’u japë sytë të shohin të bukurën, pastaj do ta bëjë të bukurën, të pastrën, të freskëtën, të mirën të zërë vend të secili shqiptar. Dihet, me ndonjë ka shumë punë të madhe dhe të gjatë për të bërë, të ndonjë tjetër nuk do të mundë të arrijë të ndryshojë gjë, por te shumica, te shumica e shqiptarëve, vendi ynë i vogël, por i pasur me më të bukurat e natyrës, po vepron.

Dhe çfarë ndodh kur natyra marr në dorë zemrat dhe jetët e njerëzve? Në fillim bëhen më të ndjeshëm dhe një njeri që rigjen ndjenjat e veta, nuk mund të flasë apo të veprojë keq me askënd. Pastaj do të ndriçojë mendje si dritat që ndizen në një dhomë mbushur plot me errësirë. Dhe, sa më mirë të shohin njerëzit, aq më e drejtë është zemra, dhe aq më i vlefshëm e i bukur veprimi.

Duket sikur ishte një verë që shkoi kot. Dikush ankohet për çmime apo probleme të tjera logjistike që u hasën në udhëtime nëpër Shqipëri. Mirë bën. Duhet gjithnjë të indinjohemi për gjërat që nuk shkojnë e sidomos të pretendojmë më të mirën nga nëpunës e njerëz të shtetit shqiptar. Por nga kjo verë të gjithë kemi dalë të fituar, pasi bukuritë dhe freskitë që pamë nuk do të shkojnë kot. Ato janë rezerva jonë dimërore për të na bërë shqiptarë e njerëz më të mirë kudo që të ndodhemi nëpër botë.

“O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr…”

Dikush do të ndjejë se në mendje do t’i vijnë vargje të mësuara e të harruara nga më të mirët tanë. Naim Frashëri për shembull, gjurmët dhe shpirti i të cilit janë ende të gjalla në Sarandë  Dhe bukuria e madhështia e krijimit të rilindasve shqiptarë nuk është kohë politike, është një periudhë e ndriçuar dhe ndër të rrallat kur shqiptarët ishin të lumtur e krenarë se qenë shqiptarë.

Mbyllni sytë dhe ruajeni brenda jush të bukurën dhe të mirën e Shqipërisë, që nëpër udhëtime keni marrë.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ENGJELL: 07/09/2020 20:23

    Po ku punojne gjykatat qe te japish nj vleresim.a e dini o milet sa mije dosje flene ghykatave.

    Përgjigju
  • Tirane: 07/09/2020 12:14

    Shume mire qe shqiptarve me ne fund po ju ndricohet shpirti e mendja po njehere pernjehere po jetoj ketu jashte ku kam ndertu dhe leshu rrenjet e reja. Ju uroj gjithmone lumturi e begati

    Përgjigju
  • Paradoksi: 07/09/2020 00:18

    Më mirë në Shtëpinë tënde..sesa në kurbet..,por kur je në kurbet atëherë e ndjen mallin dhe vlerën e vendit tënd...!!!

    Përgjigju
    • Ilr: 07/09/2020 09:06

      Sa do mire do jesh jashtë vendit tënd do jesh i përbuzur nuk si vendi jot

  • Jona: 06/09/2020 22:11

    Përgjigju
  • Shumica e varfer: 06/09/2020 18:08

    Eh si ju shket pena ju parellive, çte te thom

    Përgjigju
  • O tej: 06/09/2020 16:34

    Te lumte goja

    Përgjigju
    • berti: 06/09/2020 21:40

      vendi me bukur ne bote vendi yne ku na hodhi zoti ku lindem dhe u rritem ; vetem mall dhe krenari

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)