Ministrja e Brendshme Albana Koçiu iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga gazetari i Report Tv , Sokol Dema lidhur me kontributin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa policore në Rripin e Gazës.

Koçiu tha se sot nuk ka një numër të saktë të trupave që do të angazhohen.

“Unë nuk kam informacionin konkret sot, patjetër që angazhimi do të jetë ashtu siç e deklaroi kryeministri Rama dje në Uashington. Sa i përket numrit të efektivëve për të mbështetur të gjithë partneritetin dhe angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, do ta vlerësojmë në ditët në vijim. Angazhimi do të jetë maksimal, duke garantuar mirëfunksionimin e institucioneve tona dhe duke garantuar pastaj edhe partneritetin dhe angazhimin që Shqipëria ka ndërmarrë”, tha Koçiu.


Lajmi kryesor:

‘Rritje pagash për Policinë e Shtetit’, Koçiu: S’kemi ende një numër të trupave që do të çojmë në Gaza! Nuk tërhiqemi nga vendimi për ndalimin e monopatinave