Shqipëria po prezanton 83 projekte strategjike për investime në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM 2026, që po mbahet në Kanë të Francës.
Delegacioni shqiptar drejtohet nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Projektet që prezantohen lidhen kryesisht me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit.
Duke postuar pamje nga panairi në rrjete sociale, Gonxhja tha se pjesëmarrja në këtë platformë është një mundësi për të hapur më shumë dialog me investitorë dhe partnerë ndërkombëtarë.
"Në MIPIM 2026 në Cannes, Francë, po prezantojmë Shqipërinë në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillimin dhe investimet në pasuri të paluajtshme, me një portofol prej 83 projektesh strategjike që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit. Përmes pavijonit tonë të quajtur “Soundscapes of Albania”, kuruar nga AZHT dhe AKPT, po ndajmë me partnerë dhe investitorë ndërkombëtarë potencialin e jashtëzakonshëm turistik të vendit tonë dhe vizionin tonë për një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, duke konsoliduar gjithnjë e më shumë pozicionin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turizmin dhe investimet ndërkombëtare. Kontribuojmë për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerë e investitorë francezë por edhe globalë, që ndajnë vizionin tonë për zhvillim afatgjatë, ekonomik dhe kulturor” tha Gonxhja.
MIPIM është një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e pasurive të paluajtshme dhe zhvillimit urban. Çdo vit ai mbledh mijëra profesionistë dhe investitorë nga e gjithë bota për të prezantuar projekte dhe për të krijuar bashkëpunime të reja.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Mars, 14:12
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
37.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjerimi rikthehet në qendër të agjendës së BE-së, Ministri Hoxha: Shqipëria e përgatitur përmes reformave institucionale
12 Mars, 12:18
-
‘Nga toka jonë në sofrën tuaj’, Panairi i Produkteve Bujqësore për dy ditë radhazi në Elbasan
11 Mars, 08:08
-
Vlora përgatitet për verën, Gonxhja: Rrisim standardet për qytetarët dhe turistët
10 Mars, 13:23
-
Gjurmë nga e kaluara, zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes
9 Mars, 14:52
-
Ndërhyrjet për ruajtjen e kalasë së Kaninës, Gonxhja inspekton punimet: Përmirësojmë eksperiencën e vizitorëve
9 Mars, 10:23
-
100 vjetori i lindjes së ikonës së Teatrit Kombëtar/ Veprat e Violeta Manushit drejt restaurimit, Gonxhja: Të mbetet e paharrueshme për breza të tërë!
6 Mars, 12:43
-
Mozaikë të antikitetit do të ekspozohen në Mozaikun e Tiranës, Gonxhja: Dëshmi të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore
6 Mars, 12:30
-
Dy vende, një ofertë turistike/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt promovimit të përbashkët të turizmit në tregjet europiane
5 Mars, 12:11
-
Panairi i Turizmit/ Gonxhja takim në Universitetin e Arteve në Berlin, diskutime për ndarje eksperiencash dhe bashkëpunim në fushën e artit dhe edukimit artistik
4 Mars, 16:26
-
Të lindurit në këto 6 data të muajit kanë më shumë sukses në jetë, ja pse
4 Mars, 14:11
-
'The Telegraph' rendit Shqipërinë ndër destinacionet më tërheqëse në Europë, Rama: Nga Jonit te Alpet, një vend për t’u zbuluar!
4 Mars, 13:53
-
Eurostat: Shqipëria, 9.7 milionë net-qëndrime në 2025, rritja më e lartë në Europë
4 Mars, 12:10