Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 2.3 milionë nëtë qëndrime përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024, në strukturat akomoduese. Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, vendi ynë ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të netëve të kaluara në struktura, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, nëse marrim në konsideratë të gjitha vendet e Europës. Rreth 37% është rritja për Shqipërinë, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2023, duke siguruar kështu vendin e parë me rritjen më të lartë.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, pati rreth 1.2 miliardë netë në akomodimet turistike në të gjithë Bashkimin Europian, duke shënuar një rënie prej 0.9% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar.
Por cilat shtete pasuan Shqipërinë me rritjen më të lartë të numrin të netë qëndrimeve? Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, Luksemburgu është vendi i dytë me rritjen më të lartë, ndjekur nga Malta, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke na lënë të kuptojmë se edhe rajoni ka performuar mirë. Ndërkohë, me rënie paraqiten vende si Franca, Islanda dhe Belgjika.
Por çfarë thonë shifrat sa i përket treguesit të netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj. Sërish të dhënat pozicionojnë Shqipërinë në krye, me një rritje vjetore prej 51% në gjashtë muajt e parë të vitit. Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian flet për një rritje me 3.3% të numrit të netëve të kaluara në strukturat akomoduese nga vizitorët e huaj./Scan
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
69.5%
Vota total: 59
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse
19 Janar, 12:25
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
-
Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri
9 Janar, 08:01
-
Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025
5 Janar, 14:12
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
'Travel and Tour World': Vlora, perla mesdhetare në zhvillim me plazhe të parezistueshme
31 Dhjetor 2024, 08:30
-
‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët
28 Dhjetor 2024, 17:14
-
Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit
27 Dhjetor 2024, 08:37
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
‘Veri Jug’ reportazh në Voskopojë! Artizania tregon ‘sekretet’ për qilimat e veshjet me shtiza! Turizmi elitar mes dëborës
1 Dhjetor 2024, 14:54