Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Varshavë, pas ndeshjes së fazës play-off të Botërorit 2026 të humbur 2-1 të enjten kundër Polonisë.
Ekipi u stërvit i ndarë në dy pjesë. Lojtarët që luajtën në ndeshjen e mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.
Pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Valencias (Spanjë), ku do të luajë me Ukrainën një ndeshje miqësore më 31 mars, në orën 20:45. Dueli kundër Ukrainës pritet të jetë i fundit për Sylvinhon në stolin e ekipit kuqezi, pasi kontrata e tij skadon në korrik.
Komente









