'Shqipëria surprizë e Euro 2024', Ylber Ramadani: Ja si u binda për të firmosur në Serie A

'Shqipëria surprizë e Euro 2024', Ylber Ramadani: Ja si u binda për të firmosur në Serie A

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani është padyshim ndër lojtarët më të mirë të Leçes në Serie A. Në Itali e cilësojnë si "feneri" i mesit të fushës, kjo për idetë në fazën krijuese dhe lojën e fortë që mesfushori i Kombëtares zhvillon.

Bashkuar me puljezët vetëm në verën e 2023, Ramadanit iu deshën pak muaj për t'u bërë faktor në klubin e Leçes. Për Corriere dello Sport ai bën me dije se pas telefonatës së drejtorit sportiv, nuk iu desh shumë kohë për t'u bindur se kalimi te verdhekuqtë ishte i duhuri.

"Unë dhe familja ime jemi vendosur në Itali dhe jemi shumë mirë, skuadra më priti në një mënyrë të shkëlqyer. Unë nuk ndihem si lider, ka shumë në dhomën e zhveshjes. Është e qartë, se ky rol kërkon personalitet të jashtëzakonshëm. Ndihem mirë, mesfushori i qëndrës është një pozicion që më pëlqen dhe duhet ta pranoj se D' Aversa më ndihmoi shumë, më shpjegoi se çfarë dëshiron nga unë dhe në cilat aspekte mund të përmirësohem.

Zura vendin e një lojtari si Morten Hjulmand, i cili ishte i preferuari i tifozëve vitin e kaluar, por kjo edhe falë mbështetjes së tyre për të pasur një performancë të rëndësishme. Afërsia me tifozët më shtyu ditë pas dite të jap gjithçka", tha Ramadani.

Më pas ai u ndal edhe te bindja për të firmosur me Leçen dhe ecuria me Kombëtaren. Ai shprehet se Shqipëria do jetë surpriza e Euro 2024.

"Si ju ka bindur Corvino? Mjaftoi një telefonatë. Kur agjenti im foli me drejtorin, menjëherë kuptuam që Leçe ishte zgjidhja e duhur për mua. Vërtetë, nuk u desh shumë.

Me mendje te Europiani? Sigurisht që e mendoj, ne mund të jemi surpriza. Pozicioni ynë është në një grup që mund të bëjë shumë mirë, shumë prej nesh luajnë në ligat kryesore evropiane. Djemtë e rinj mund të bëjnë gjithashtu shumë mirë. Do të jetë një aventurë e madhe", tha Ramadani.

Kroacia, Spanja dhe Italia janë kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrikun e këtij viti në Gjermani.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja