1.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë muajit korrik! Në 7 muajt e parë të 2023 në vendin tonë u futën 5.1 milionë të huaj

Çdo ditë në Shqipëri mbërrijnë me mijëra turistë të huaj.  Kjo shifër, ka arritur rekord gjatë muajit Korrik, ku në vendin tonë kanë ardhur mbi 1.7 milion vizitorë. Ndërkohë nga janari kanë vizituar Shqipërinë mbi 5.1 milion turistë duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash.

Ministria e turizmit thekson  se përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve, Spanja ka paraqitur dyfishim të numrit të vizitorve ka paraqitur, Turqia me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga  Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53%, më shumë krahasuar me vitin që shkoi.

Numër të lartë vizitorësh ka pasur dhe nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina. Për Kinën kjo shifër është rritur edhe falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjellët.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomi: 12/08/2023 07:09

    Kushedi nga ikin gjith ato lek qe bien turistet ke toka e shqiponjave,e harabelave dhe te laraskave, ndoshta avullojne? Sepse per deri sa çmimet e produkve ushqimore me etiketen e skadimit te nderruar jan stratosferike dhe taksa e shpise qe do ve qevereria me udheheqesin tone Edi qe Allau past meshir per te, do te thot qe leket qe hyn avullojne, jam i mendimit qe ne artikuj lavderimesh dhe mburrjesh si keto te turisteve, te bukurive prrallore te nje vedi te banuar nga varfanjak gjithmon me te varfer duhet te mos shkruhen me,shendet gazetare

    Përgjigju
  • Tini: 12/08/2023 01:48

    Shpresojme qe te mos jete vetem nje mode kalimtare. Europianet jane kurioze, dhe aq me teper kur lexojne e shohin Instagram ! Kushtet per te pritur 5-7 milione, jane Jo te favorshme, por ndoshta € qe derdhin keta vizitore, te deklarohen qe shteti te marri pak taksa ! Dhe shpresojme, qe shteti, do t’i perdori siç duhet keto taksa!

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 11/08/2023 16:35

    Po sigurisht, madje edhe pellazget e vizituan, token e shqiponjave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë