Shqipëria, vila që fiton

Shqipëria, vila që fiton

A janë në realitet apo në obsesion?- kjo është çështja. Deri më sot slogani ishte ‘Shqipëria fiton’; ndërsa sot shtuan edhe fjalën ‘shtëpia’, që obsesion me fjalën ‘vila’

PD dhe LSI bënë sikur nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje, por në fakt u vërtiten rreth katër obsesioneve ‘frojdiste’.

Obsesioni i parë: Të qeverisim atje ku e lamë.

Të dy palët ranë në 21 janar 2011, por nuk e besuan. Atë ditë qytetarët shqiptarë derdhën gjak në pragun e shtëpisë së qeverisë Berisha, u vranë 4 protestues. Në njërën anë të aktit tragjik ndodhej Ilir Meta i LSI që u shfaq në ekran duke marrë 700 mijë e ca euro; në anën tjetër kryeministri Berisha në mbrojtje të Ilirit. Por në fakt aty ranë përjetë. Ringritja tani është vetëm një fiksim (obsesion).

Obsesioni i dytë: Ku e lamë atëherë kur qeshnim.

Ajo ka ndodhur aty nga dimri i vitit 1992, kur poetët dhe fjalamanët e PD u thërritën për të formuluar slogane sa më të ëmbël. PD atëherë vuri në krye të turmave sloganin ‘Me ne fitojnë të gjithë’. Me sloganin surrealist qeshën të gjithë, sidomos gazetarët e huaj dhe non-konformistët. Slogani ‘me ne fitojnë…’ rezistoi deri në zgjedhjet e majit 1996, kur PD humbi përgjithmonë.

Obsesioni i tretë: Vilat!

Dëmi më i madh që kanë bërë mediat mainstream, mediat sociale, tribunat politike, kafenetë, etj., është dëmi që u ka zbuluar vilat e reja ose u ka sulmuar vilat në Gjirin e Lalëzit. Dëmi është se vilat ua ka kthyer në obsesion. Gjatë vitit të fundit, në opozitë, Lulzim Basha i PD, i ka shtuar inventarit familjar edhe tre vila të tjera, dy në Tiranë dhe një në Hamallaj. Kryemadhi e LSI, duke u fiksuar te vila e Lalëzit, u ka kërkuar shqiptarëve: “Ma dorëzoni mua Shqipërinë se do ta bëj si shtëpinë (vilën) time”. Dokumentarët me dronë mbi Lalëz, mbi ish qendrën Partizani, etj., u ka krijuar fiksimin e mbrojtjes së vilave dhe pallateve të përfituara vjedhurisht. Tani ky është obsesion që vjen në sloganin e tyre ‘Shqipëria, shtëpia (vila jonë) që fiton’.

Obsesioni i katërt: Frojdi dhe vajza që tmerrohej nga vjedhja.

Vajza kishte kohë që lexonte në gazeta për vjedhje dhe pastrimin e parave të pista të krimit. Lexo e lexo, derisa erdhi një ditë që të shfaqet në studion e Zigmund Frojd si paciente e obsesuar. Ajo tmerrohej sa herë shikonte gazeta, i dukej se ishte ajo që ishte kapur në vjedhje dhe në pastrim parash. Ku shikonte gazetë, i sulej dhe e griste.

Ajo u sëmur përjetë. Këta u obsesuan për sa të jenë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 02/03/2021 02:52

    Vetem ato te opozites nuk durohen ne parlament , Ata kane 30 vite prapa vendin. Me orogance violence. Sharje.. populli e ka ne dore.

    Përgjigju
  • Auuuuuuu: 01/03/2021 20:21

    Hahaha i madh je Frrok Cupi..Po ta dinte Bashuku se do ja ngulje me vilen nuk do ishte dakord me fjalen shtepi dhe nuk do e donte ne slloganin e tyre qesharak.Shqiperia vila me 11 banjo qe fiton.Ata jane per burg po nuk ka drejtesi ne kete vend.Prokuroret jane muter.

    Përgjigju
  • Ceci me bixhak: 01/03/2021 18:05

    Keta u obsesuan por une them duhen rrjepur te gjalle me bixhak dhe tu hidhet kripe ne trup

    Përgjigju
  • LORA: 01/03/2021 17:48

    Verdikti i 25 prillit do te jete konseguenca e shumices se cilesuar te shqiptarve per progres te qendrushem ne EU,per drejtesi te drejte,,,,per dhenien njehere e mire fund te tranzicionit kriminal tridhjete-vjecar. Shfaqjet,,kjo sot dhe te tjerat qe do te shohim deri ne 24 prill,,, ne.stanin e babaleve te integrum jane adrenaline per nevojtaret deshtake per pushtet,,,,te cileve Populli shqiptar kurrsesi nuk ua beson qeverisjen e Shqiperise sone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë