Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar sot marrëveshjen e partneritet të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Marrëveshja u nënshkrua mes përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas me ministrin për Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Ministri Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se kjo marrëveshje do të rrisë më tej aftësitë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme!', shkruan ai. 

Ndërkohë, kryeminisrtri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrveshjes, u shpreh se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe lidhja mes BE duhet që të forcohet edhe më shumë. 

'Është një ditë e rëndësishme për ne sepse kemi edhe samitin me BE dhe ne sot u zgjuam me një ndjesi të këndshme, sepse kemi hapur një tjetër grupkapitujsh. Dua të them se jemi të privilegjuar, sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë. Kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe është shenjë që lidhja jonë është e pandashme dhe duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë. Dua të shpreh falenderimet e mia për BE, për të gjithë ata që në emër të BE po punojnë pë ta shtyrë para këtë axhendë', tha Rama. 

Më 17 dhjetor, Shqipëria çeli negociatat për 2 kapitujt e radhës, që përfshijnë marrëdhëniet me jashtë, politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, proces që e çon vendin një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri