Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se Dita e Europës është një makth për kryeministrin e vendit, Edi Rama. Ndër të tjera Basha ka thënë se Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat. Sipas pretendimeve të Bashës, Shqipëria nuk mund të hyjë në Europë kur qeveria është bërë palë me krimin.
"|Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka.
Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve.
Afërmendsh, sepse pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, si mund të kemi zgjedhje të reja të lira e të ndershme. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evrpiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur.Evropa është armiku numër 1 i autokratëve të lidhur me krimin. Prandaj, sot Dita e Evropës është dita e të gjithë shqiptarëve, por nuk është dita e Edi Ramës, është makthi i Edi Ramës. Shqipëria Evropiane është makthi i Edi Ramës, makthi i hajdutëve që e shoqërojnë.
Ndaj dua tu them tellallëve të Edi Ramës se në këtë betejë nuk jemi futur për pushtet personal, por duam që kjo krizë kaq e thellë ekonomike shoqërore e shpirtërore, ky depresion ku e futi vendin Rama dhe klika e tij jo thjesht kapërcehet për ti lënë vendin një krize tjetër, por të lihet prapa njëherë e mirë, ndaj na duhet një reformë e thellë e sistemit politik. Të bëjmë të mundur që pas kapërcimit t ëkësaj krize, fati i çdo politikani të jetë i lidhur me fatin e qytetarëve. Pra, një reformë që do u kthejë qytetarëve atë që ua vodhi Edi Rama, vullnetin, votën." ka deklaruar Basha.
Lajmi kryesor: