Shqipëri-SHBA marrëveshje të re ekstradimi pas 87 vitesh/ Yuri Kim: Nuk ka strehë për kriminelët! Traktati, pasaportë edhe për rrugëtimin europian

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar sot marrëveshjen e re të ekstradimit mes dy vendeve. Kjo marrëveshje vjen pas asaj të 87 viteve më parë dhe zëvendëson traktatin e vitit 1933. Marrëveshja është firmosur nga ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. 

Pas firmosjes së marrëveshjes fjalën e mori ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila tha se ky traktat shënon një hap përpara sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar. Gjonaj nënvizoi se kjo marrëveshje është rezultat i një pune të gjatë dypalëshe dhe një bashkëpunimi tejet të ngushtë mes dy qeverive.

Ambasadorja Yuri Kim është shprehur se me këtë marrë të re që zëvendëson atë të nënshkruar 87 vite më parë dëshmohet edhe një herë partneriteti gjithnjë e në rritje midis vendeve tona. Ajo tha se SPAK dhe BKH janë prioritet për SHBA-të. "Suksesi i SPAK nuk është vetëm ç'pret SHBA por edhe që shqiptarët duan, kanë nevojë dhe meritojnë",  deklaroi ajo.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raportoi se me marrëveshjen e re realizohet zgjerimi dhe përditësimi i kategorive të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë, duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë.

Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, se askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri. Ekstradimi është për vepra penale me mbi 1 vit burg dënim.

Kujtojmë se marrëveshja e vitit 1933 nënshkruar nga Faik Konica, Ministri i Shqipërisë në Uashington dhe Cordell HUll, Sekretari i SHBA në atë kohë. Traktati ka pasur qëllim shkëmbimin e ratifikimeve të Traktatit të Ekstradimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të nënshkruar në Tiranë në 1 Mars 1933.

Traktati 1933

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Para nënshkrimit të marrëveshjes/ Yuri Kim bisedë me kreun e SPAK Arben Kraja dhe kryeprokurorin Çela

Para se të niste ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi një bisedë të shkurtër me kryen e SPAK, Arben Kraja dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Kujtojmë se në fjalën e saj sot, Kim e vuri theksin tek mbështetja e SHBA-ve për SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri.

Ora 11:24
 VIDEOLAJM/ Yuri Kim super e kujdesshme me masat anti-COVID, dezinfekton dy herë foltoren, tavolinën dhe karrigen ku ulet

 

Teksa pritej të nënshkruhej marrëveshja e re e ekstradimit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve ditën e sotme, ambasadorja Yuri Kim me kujdesin e saj për masat anti-COVID tërhoqi vëmendjen duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë.

Teksa hyri në sallë me maskë, ambasadorja me dezinfektues spërkati dy herë foltoren, karrigën ku u ul dhe tavolinën. Kim u kujdes që të mos linte pjesë pa spërkatur.

1608632321_kim2.jpg

Ora 10:58
Marrëveshja e ekstradimit/ Yuri Kim: Nuk do të ketë strehë për kriminelët! SPAK dhe BKH janë prioritet për SHBA

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së re të ekstradimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ambasadorja Yuri Kim është shprehur se me këtë marrë të re që zëvendëson atë të nënshkruar 87 vite më parë dëshmohet edhe një herë partneriteti gjithnjë e në rritje midis vendeve tona.

"Është një nder i madh të nënshkruajmë këtë Traktat Ekstradimi midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë së Shqipërisë, i cili është dëshmia e fundit për partneritetin gjithnjë në rritje midis kombeve tona. Ky traktat modernizon dhe zëvendëson atë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Shqipërisë, nënshkruar 87 vjet më parë, më 1 Mars 1933 në Tiranë.

Ky Traktat i Ekstradimit siguron një kornizë moderne që do të lejojë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë të përballen në mënyrë më efektive me sfidat dinamike të paraqitura nga krimi ndërkombëtar. Ky traktat nuk i kufizon më veprat e ekstradueshme në një listë të thjeshtë. Fusha është zgjeruar për të pasqyruar konceptet moderne në luftën kundër krimit dhe natyrën e fortë të marrëdhënies sonë të sigurisë. Ky traktat siguron një armë tjetër të fuqishme për t'i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve që përpiqen të fshihen pas kufijve.

Nuk do të ketë strehë të sigurt këtu, ose në Shtetet e Bashkuara, për të arratisurit që përpiqen t'i shpëtojnë drejtësisë. Personat e kërkuar për ndjekje penale, ose për mbajtjen e një dënimi, për një vepër ekstraduese do të dorëzohen në kushtet e këtij traktati.

Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol vendimtar në mbështetjen e Shqipërisë në zhvillimin e saj si një partner efektiv, i besueshëm për zbatimin e ligjit Euro-Atlantik. Sa më e efektshme të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar, aq më e shpejtë do të jetë të jesh një anëtare e plotë e familjes Euro-Atlantike.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me Shqipërinë dhe të mbështesin përpjekjen e saj për të çuar përpara reformën gjyqësore, pavarësisht nga të gjitha sfidat me të cilat përballet. Përmes programeve tona të sektorit të drejtësisë, ne inkurajojmë dhe mbështesim punën e paçmuar të Prokurorisë Speciale (SPAK) në prioritizimin dhe përqendrimin e burimeve në rastet më të rëndësishme kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe kundër krimit të organizuar. Ne po punojmë gjithashtu me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) në çdo hap të zhvillimit të saj, duke ndihmuar aktualisht në zgjedhjen e më të mirëve nga hetuesit më të mirë përmes një procesi të drejtë, objektiv dhe transparent të punësimit. Ndihma për SPAK-un që të funksionojë plotësisht (si SPAK ashtu edhe BKLH) është një përparësi për Ambasadën Amerikane. Është një proces edhe parakusht për arritjen e rezultateve të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa vlerësoj përpjekjet tona të përbashkëta që çuan në marrëveshjen e sotme, unë besoj se ratifikimi dhe respektimi i angazhimeve të ekstradimit do të jetë në fuqi pa vonesë, dhe mirëpres çdo mundësi për bashkëpunim të gjerë dhe të fuqishëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Partneriteti ynë është i gjatë dhe miqësia jonë është e vazhdueshme", tha Kim.

Ora 10:53
Firmoset marrëveshja e re e ekstradimit me SHBA, Gjonaj: Askush s'do të gjejë strehë për t'iu shmangur ligjit! Do shërbejë si pasaportë në rrugëtimin europian

Sot u firmos marrëveshja e re e ekstradimit mes Shqipërisë dhe SHBA. Ministrja Etilda Gjonaj tha se kjo marrëveshje shënon një hap përpara sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar.

"Pas gati 100 vjetësh nga marrëveshja e parë e ekstradimit me SHBA. Marrëveshja e re zëvendëson traktatin dypalësh  të vitit 1933. Kjo marëveshje është rezultat i një punet ë gjatë dypalëshe dhe një bashkëpunimi tejet të ngushtë mes dy qeverive.

Kjo marrëveshje shënon një hap përpara sa i përket luftës kundër krimit. Për të mos lënë asnjë shteg në ndjekjen penale të autorëve përgjegjës për kryerjen e veprave penale në të dyaj vendet. Askush nuk do të gjejë asnjë strehë për tiu shmnagur zbatimit të ligjit në SHBA dhe Shqipëri.

Kjo është provë e mbështetjes së pakursyer të mikut dhe aleatit tonë të përbashkët SHBa. Mbështejta teknike e SHBA është shprehur që në fillimet e hartimit të reformës në drejtësi. Jemi ende të ndërgjegjshëm se ka ende shumë për të bërë. Pengesat e hasura sduhet të zbehin rezsultatet e rëndësishme të arritura nga realizimi i reformës në drejtësi.

E nderuar ambasadore me këtë marrëveshje jemi shpresëplotë se do t'u japim vendeve tona një marrëveshje historike bashkëpunimi  që do t'ja kalojë asaj  të vitit 1993. Sot me krenarinë më të madhe mund të shpreh se historia na e dha ne kënaqësinë për ta firmosur. Kjo do të shërbejë si një pasaportë në rrugëtimin europian", tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 22/12/2020 12:04

    Nese kjo marrveshje ekstradimi permban qe edhe kriminelet shqiptare ne rrang ministrash e kryeministra,presidentesh apo kryetare te Kuvendit-ish apo aktual,per krimet e tyre qe kane kryer te ekstradohen e denohen ne Amerike,me ligjet e saj,kete deshiron dhe pret populli shqiptar,me proamerikan ne planetin Toke.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu