Shqiponja në stadium, instruktori:
Dëshiroj që t'u përkasë shqiptarëve
Quhet shqiponja e zezë, ka lindur katër vite më parë dhe nuk është shqiponja e ekipit të Lacios, por ka ardhur në Shqipëri vetëm për ekipin tonë kombëtar.
TIRANË - Quhet shqiponja e zezë, ka lindur katër vite më parë dhe nuk është shqiponja e ekipit të Lacios, por ka ardhur në Shqipëri vetëm për ekipin tonë kombëtar. Mbrëmjen e djeshmë ka ngritur në këmbë tifozët kuq e zi pasi është ulur në mes të fushës për të hapur siparin e ndeshjes e cila me rezultatin 1-2 i buzëqeshi ekipit të Zvicrës.
Në një intervistë për A1Report, Juan Bernabeo instruktori i shqiponjës shprehet i emocionuar pasi ka performuar në kombin e shqiponjave dhe pse më parë nuk kishte dëgjuar për këtë vend.
"Në momentin që kam ardhur në Shqipëri e kam parë këtë simbol, kam krijuar emocion dhe ka qenë kjo pikënisja e krijimit të kësaj shqiponje e cila tashmë i përket Kombëtares Shqiptare dhe do të quhet shqiponja e zezë dhe shqiponja e Kombëtares Kuq e Zi", shprehet instrultori Bernabeo për A1Report.
(Foto: Shqiponja e zezë dhe instruktori Juan Bernabeo)I pyetur nëse kjo shqiponjë do të përfaqësojë gjithmon Kombëtaren Kuq e Zi, Bernabe thotë se kjo gjë varet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
"Nëse shqiptarët e kërkojnë, atëherë jam i gatshëm që kjo shqiponjë të qëndrojë këtu. Kjo do të varet nga bisedimet me Presidentin e FSHF. Për momentin ende nuk është diskutuar dhe nuk ka një kontratë të firmosur për ta mbajtur këtë shqiponjë gjithmonë për ekipin e kombëtares kuq e zi", thotë Juan Bernabeo.
Dhe sido që të shkojnë bisedimet me Federatën e Futbollit, Bernabe ka një dhuratë për të gjithë shqiptarët dhe tifozat kuq e zi
"Ditën e hënë prej orës 11:00 deri në 18:00 shqiptarët do të kenë mundësi të prekin nga afër shqiponjën për të pasur mundësi të bëjnë dhe një foto. I gjithë ky aktivitet është pa pagesë dhe do të jetë me dyer të hapura në stadiumin Kombëtar Qemal Stafa", përfundoi Bernabeo për mikrofonin e A1Report.
(Foto: Shqiponja e zezë dhe instruktori Juan Bernabeo)Shqiponja është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe simbol i flamurit kuq e zi. Instrukorti spanjoll Juan Bernabe dëshiron që kjo shqiponjë tashmë ti përkasë shqiptarëve. Nëse do të arrihet kjo marrëveshje, mbetet për tu parë.
(Foto: Shqiponja që fluturoi në Qemal Stafa)(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.3%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02