“Shqiponja s’është simbol që ka vrarë njerëz”, Thaçi i del krah Xhakës e Shaqirit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbrojtur dy lojtarët e kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare që festuan golat e tyre të Botërorit kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës të bërë me duar.
Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbrojtur dy lojtarët e kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare që festuan golat e tyre të Botërorit kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës të bërë me duar.
Por, veprimi Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, bashkë me Stephan Lichtsteinerin nxiti tensione tek pala serbe që u ankuan duke thënë se veprimi i tyre përbën provokim politik.
Por Thaçi tha se festimi duhet parë si emocional, e jo politik. “Ai simbol nuk është simbol që ka vrarë njerëz. Nuk është simbol i sulmit ndaj askujt. Është simbol i një shpendi. Prandaj, Zvicra le të fluturojë drejt suksesit”, ka thënë Thaçi para gazetarëve në Bruksel të hënën, një ditë pasi takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizim marrëdhëniesh.
Të hënën, komiteti disiplinor i FIFA-s, gjobiti Xhakën dhe Shaqirin me nga 10,000 franga zvicerane për festimet e tyre, duke i cilësuar ato si “sjellje josportive”. Por FIFA nuk vendosi për masa tjera më serioze, siç është ndalimi i lojtarëve për lojërat e radhës. Edhe kapiteni zviceran, Stephan Lichtsteiner, u dënua me 5,000 franga për shkak të shqiponjës.
Megjithatë, Serbia u nda edhe më keq për sa u përket financave. Federata e saj e futbollit u gjobit me 54,000 franga zvicerane për shkak të banerëve diskriminues të fansave dhe mesazheve e hedhjes së gjësendeve në fushë. Presidenti i Federatës serbe, Slavisha Kokeza, dhe trajneri i ekipit kombëtar, Mladen Krstajiq, u dënua me nga 5,000 franga zvicerane për komentet e tyre pas ndeshjes.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës
8 Shkurt, 19:58
-
Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për ta vizituar
7 Shkurt, 10:11
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor 2024, 15:36
-
Thaçi në burg, Rama-Kosovës: S’bëtë asgjë për padrejtësinë në Hagë! Kërkoni verifikim për standardet e gjykimit, gati ta miratojmë edhe ne rezolutën
20 Dhjetor 2024, 12:26
-
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
20 Dhjetor 2024, 10:02
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor 2024, 16:34