Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një videokartolinë nga mbrëmja gala e Samitit të Diasporës Shqiptare. Mbrëmja është mbajtur në Pallatin e Kongreseve dhe kanë marrë pjesë personalitete nga Shqipëria e diaspora.

Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, u ngjit në skenë me plis, ndërsa një sërë figurash kanë mbajtur fjalime. Mbrëmja ka vijuar me valle tradicionale dhe performance speciale, si dhe ndërthurje të Inteligjencës Artificiale që ka rikthyer në ‘jetë’ figurat më të shquara që kanë formësuar historinë e vendit.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë videokartolinë nga mbrëmja emocionuese e ‘Shqiponjave të Arta’ të Diasporës Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sot mbahen punimet e ditës së fundit të edicionit të katërt të Samitit të Diasporës në Tiranë që bëri bashkë shqiptarë nga 38 vende të botës. Pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

P.J/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Prill, 11:13

    Samiti i Diasporës, mendoni se është bërë mjaftueshëm për shqiptarët jashtë?