Shqiptarë dhe serbë drogë nga
Shqipëria për gjermanët në Berlin

Shqiptarë dhe serbë drogë nga<br />Shqipëria për gjermanët në Berlin
DISBURG - Pesë shqiptarë dhe një serb të moshave 28 deri 46 vjeç janë duke u gjykuar nga gjykata e Landit në Disburg për vepra penale të shitjes së lëndëve narkotike. Ata akuzohen se nga tetori i vitit 2012 deri në mars të vitit 2013 janë përfshirë në tregti me drogë të llojit marihuanë dhe kokainë.
 
Sipas akuzues, ata kishin filluar tregtinë me sasi të vogla të kokainës, deri në 1.5 kilogramë. Mirëpo në shkurt të këtij viti ata kishin organizuar shitjen e një sasie prej 40 kilogramësh të marihuanës. Droga në fjalë vinte nga Shqipëria ose nga Greqia për në Holandë, prej nga kontrabandohej në Gjermani. Më 1 mars kjo sasi droge kishte mbërritur në Frechen të Gjermanisë.
 
Mirëpo ajo që shpërdarësit e kësaj droge nuk e dinin ishte se policia ua kishte përgjuar gjatë gjithë kohës telefonat. Kështu policia e kishte ndjekur edhe rastin e pranimdorëzimit të sasisë në fjalë të drogës, shkruan derëesten.de.
 
Kur njëri nga personat që tani është i akuzuar po kthehej në banesën e tij në Hochfeld, ai u arrestua. Në bagazhin e veturës së tij u gjetën 40 kilogramë marihuanë. Ndërsa edhe 45 kilogramë tjerë të kësaj droge policia i ka gjetur dhe konfiskuar te të akuzuarit tjerë, në një depo të marrë e qira në Këln.
 
Pasi që vepra penale që po gjykohet është e "formatit" të madh, avokatët kanë kërkuar që trupi gjykues të jetë në përputhje me vëllimin e procesit. Fillimisht ishin vetëm dy gjyqtarë. Për këtë arsye është vendosur që seanca e parë të rifillojë pas dhjetë ditësh, kur trupi gjykues të jetë kompletuar.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit