I vetmi vend ku njerëzit mund të shikojnë nga afër kafshët, ku fëmijët mund të njihen nga afër me to është kopshti zoologjik i Tiranës, i cili pak ditë më parë u bë objekt i një skandali shume të rëndë. Shumë qytetarë panë nga afër se si kafshët e kopshtit zoologjik u përleshën me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre ngordhi, duke ofruar për qytetarët një skenë të tmerrshme. 

Pamja e publikuar në rrjetet sociale, tronditi jo vetëm ata që kanë një dashuri të madhe ndaj kafshëve, por të gjithë opinionin publik. Reagimet nga politika, shoqëria civile dhe nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve ishin shumë të ashpra. 

Nga ana tjetër, ne shohim shumë figura publike, personazhe të famshme të botës së artit në Shqipëri, të cilët ushqejnë një dashuri të madhe për kafshët, çka i bën ata jo vetëm t’i duan, por edhe ti mbajnë në shtëpitë e tyre e të kujdesen për to. Bleona Qerreti, Elvana Gjata, Dafina Zeqeri, Adrian Gaxha, Elma Dorezi janë disa prej personazheve publikë të cilët mbajnë në shtëpitë e tyre dhe kujdesen për të paktën një kafshë. Në rrjetet e tyre sociale ne shohim të hidhen foto me kafshë si(qen,mace etj), për të cilat ata shprehin një dashuri të madhe. 
elvana gjata

bleona qerreti

dafina zeqiri
Po ashtu edhe nëpër rrugë pothuajse në çdo moment has shumë njerëz të cilët mbajnë me vetë kafshë të ndryshme

Kjo të bën të mendosh që shqiptarët i duan kafshët, kujdesen për ta, ndërsa politika për kaq shumë vite nuk ka vënë asnjëherë dorë në të vetmin vend në Shqipëri ku jetojnë shumë kafshë së bashku, pra në kopshtin zoologjik të Tiranës.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)