Shqiptarët jetojnë më gjatë,ja arsyet

Shqiptarët jetojnë më gjatë,ja arsyet
Jetëgjatësia në Shqipëri në dy vitet e fundit është rritur me 3-4 vite. Një raporti i Ministrisë së Shëndetësisë “Gjendja Shëndetësore e Popullatës Shqiptare”, vlerëson se niveli i ulët i duhanpirësve në vitet 1940-1990 ka sjellë dhe rritjen e jetgjatësisë në vendin tonë. Gjithashtu një tjetër faktor është dhe puna që kanë kryer shqiptarët për vite me radhë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, stërvitja është një ndër mënyrat për të jetuar më gjatë dhe punët e rënda fizike që kanë kryer shqiptarët ndër vite, ka ndikur në rritjen e jetëgjatësisë.

Raporti
Sipas Institutit të Statistikave jetëgjatësia e pritshme në lindje në Shqipëri në vitin 2013 ishte 76.0 vjeç për meshkujt dhe 80.3 vjeç për femrat. Në dekadën e kaluar, vihet re një rritje e qëndrueshme për të dy gjinitë. Megjithatë, gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia e pritshme u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat. Megjithatë, ka një mospërputhje të madhe ndërmjet të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) marrë nga “Ëorld Health Statistics, 2014”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane