Një fëmijë i lindur sot në Shqipëri ka mundësi më të lartë për një jetë të gjatë dhe të shëndetëshme krahasuar me fëmijët që lindin në disa zona të varfra të Britanisë së Madhe.Sipas, të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, tregojnë se në shumë zona të varfra të vendeve të zhvilluara perëndimore, ku shpesh emigrantët shqiptarë zhvendosen, perspektiva për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme është më e ulët se në Shqipëri.
Nëse jetëgjatësia e një fëmije mashkull shqiptar të lindur sot pritet të jetë 73-vjet, ai pritet t’i jetojë 64 vite të jetës së tij në shëndet të plotë. Një bebe e gjinisë femër e lindur sot në Shqipëri do të ketë një jetëgjatësi prej 75 vjetësh, nga të cilat 66 vite në shëndet të plotë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron si tregues të rëndësishëm,” pritshmërinë për një jetë të shëndetëshme në lindje’ HLE (Healthy Life Expectancy at Birth).
Edhe pse mesatarisht në Britaninë e Madhe ky tregues është më i lartë se në Shqipëri, një studim i fundit i publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave në Angli, tregon që ka një pabarazi të lartë midis qytetarëve Britanikë që jetojnë në zona të varfra dhe atyre në zona të pasura.
Janë pikërisht këto zona apo lagje qytetesh të mëdha ku emigrantët e sapoardhur në Britaninë e Madhe ndërtojnë jetën e tyre.
Pra, sipas studimit një bebe e lindur sot në zonat më të varfra të Anglisë mund të ketë një perspektivë jete të shëndetshme jo vetëm më të ulët se bashkëkohësit e tij të lindur në Shqipëri, por edhe se ata në Ruanda.
Statistikat tregojnë një diferencë prej 18 vitesh ndërmjet pritshmërisë për një jetë të shëndetshme për fëmijët britanikë të lindur në zonat varfra dhe ato të pasura.
Bazuar në trendet aktuale shëndetësorë dhe të vdekshmërisë, vlerësohet se një fëmijë mashkull që jeton në një nga lagjet e varfra të Anglisë do të ketë një jetëgjatësi prej 74.1 vitesh, nga të cilat vetëm 52.2 vjet do jenë në shëndet të plotë, kundrejt 64 viteve të bashkëmoshatarit shqiptar.Vajzat e lindura në zonat e varfra të Anglisë, pritet të kenë një jetë mesatare të shëndetshme prej 52.4 vitesh, kundjet 66 viteve jete të shëndetshme që parashikohen për bashkëkohësen e saj shqiptare. //ATSH//
Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com