TIRANE - EOS është ndaluar pasi ngarkesa me municion luftarak që ishte në bordin e anijes shoqërohej me dokumente të falsifikuara dhe kjo ka çuar në burgosjen e marinarëve. Është kjo deklarata e Ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme, në lidhje me arrestimin e 6 marinarëve, mes tyre 3 shqiptarë nga autoritetet potuale të Jemenit. Në anijen EOS u sekuestruan rreth 180 ton armatime, municione dhe eksplozivë.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ministria e Jashtme sqaron se është informuar për rastin e arrestimit të tre shtetasve shqiptare në Jemen në datën 21 janar, përmes dy mesazheve që i kanë shkuar Ambasadës tonë në Arabi Saudite nga ambasada jonë në Athinë, si dhe nga kompania greke e lundrimit ‘Coaster Marine Corp’, prej nga është nisur edhe anija EOS.
Menjëherë pas këtij mesazhi, ambasada jonë në Arabinë Saudite ka njoftuar konsullin e nderit në Jemen, Muhamed Al Shaif i cili përmes një note të datës 24 janar 2013 dërguar Ambasadës tonë në Riad, sqaron se ka kontaktuar me autoritetet e guvernantit të provincës Hadramount, ku ndodhet porti i Mukallas, dhe ka kërkuar të dhëna për këtë çështje.
Atij i është komunikuar se ekuipazhi shqiptar i anijes EOS është ndaluar pasi ngarkesa me municion luftarak që ishte në bordin e anijes shoqërohej me dokumente të falsifikuara dhe kjo ka çuar në burgosjen e tyre.
Ndërkohë Ministria e Jashtme po vazhdon të punojë për mbledhjen e gjithë informacioneve të nevojshme lidhur me këtë çështje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com