SHKUP- Shqiptarët e Maqedonisë kanë nisur që sot festimin e 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Sheshi “Skënderbe” në Shkup u pushtua nga nxënës të kopshteve dhe shkollave të “Çairit”, si dhe ekspozita me punime artizanale, flamuj e bluza me flamurin shqiptar. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti vlerësoi faktin që shqiptarët e Maqedonisë tashmë kanë mundësi të festojnë të lirë, ndryshe nga e kaluara.
“Kjo është një nga arsyet që jemi përkujdesur që këta fëmijë të shijojnë festat e nëntorit, të rriten me këto festa duke i kultivuar vlerat, duke mësuar historinë shqiptare të lavdishme dhe duke ecur drejt të ardhmes me dinjitet, sepse kjo gjeneratë e re është pa komplekse”, u shpreh Mexhiti.
Ashtu si vitet e fundit, rrugët e Shkupit janë zbukuruar me flamuj kombëtarë çka bën që të vegjlit të rriten me frymën kombëtare. Manifestime të tilla artistiko-kulturore janë bërë tashmë të përvitshme për festat e nëntorit kudo ku ka shqiptarë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO