Shqiptarët dhe hebrenjtë, dy popuj me të njëjtën histori, atë të dashurisë për Atdheun!

Shqiptarët dhe hebrenjtë, dy popuj me të njëjtën histori, atë të dashurisë për Atdheun!

Kryeministri Edi Rama

Vizita e Kryeministrit Rama në Izrael po kalon një heshtje mediatike të pamerituar për shkak të dimensionit që ajo realisht ka! Ndoqa me vëmendje fjalimin e Ramës në lidhje me historinë e mbrojtjes së hebrenjeve në Shqipëri e kam bindjen se është një ndër fjalimet më të mira të mbajtura në nivel zyrtar në lidhje me këtë çështje! Vizita e Kryeministrit Rama në Izrael po mbahet në një moment të rëndësishëm historik për shkak të qëndrimeve që po mban Shqipëria ndaj Iranit, por në të njëjtën kohë edhe për rolin që ka pasur Shqipëria dhe kanë pasur shqiptarët për mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri.

Izraeli është një vend me potenciale të mëdha, me arritje të mëdha në fushën e sigurisë, me eksperiencat më të mira dhe me të larta po në fushën e sigurisë në nivel botëror, por jo vetëm kaq, është një vend edhe me potenciale të rëndësishme në arenën ndërkombëtare e sidomos në raport me SHBA! Kjo vizitë nuk është vetëm historike, sepse po bëhet në një moment historik, por sepse historia e përbashkët e dy popujve dhe besa e shqiptarëve në të kaluarën për mbrojtjen e hebrenjve, janë një garanci që edhe marrëdhëniet mes dy shteteve të jenë, të paktën në atë nivel qe janë marredheniet mes dy popujve. Duhet theksuar se vizita e Ramës vjen pas vendimit që Izraeli mori duke njohur e pranuar pavarësinë e Kosovës që mbetet padyshim një ndër njohjet më të rëndësishme!

Vuajtjet e sakrificat e hebrenjeve për të krijuar shtetin e tyre janë të njohura e të dokumentuara e po ashtu janë të njohur e të dokumentuara edhe sakrificat që kanë bërë shqiptarët  për të ekzistuar, për tu mos u zhdukur dhe për të qenë të pavarur! Ajo që i bashkon hebrenjtë dhe shqiptarët është dashuria për vendin dhe gaditshmëria për sakrificë ndaj idealeve për atdhedashuri! Historia e shqiptarëve në Ballkan nuk është vetëm gjeneza e fillimit të gjitha besimeve për herë të parë në këtë Rajon e jo vetëm, por edhe porta e takimeve të mëdha të civilzimeve të Mesdheut, që padyshim mbeten gjeneza e civilizimeve më të rëndësishme botërore që njohim e pranojmë sot.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dhjetë mistere antike ende të pazgjidhura

Dhjetë mistere antike ende të pazgjidhura