Raporti i Eurostat/ Shqipëria vendi më i korruptuar jashtë BE-së, lë pas vetëm Rusinë! Meta: Rekord i papranueshëm

Raporti i Eurostat/ Shqipëria vendi më i korruptuar jashtë BE-së, lë pas vetëm Rusinë! Meta: Rekord i papranueshëm

Foto ilustruese

Krahasimi që përfshiu disa vende të Europës dhe të tjera në zhvillim është një indeks i bazuar në një kombinim e anketave dhe vlerësimeve të korrupsionit nga 13 burime të ndryshme.

Indeksi bazohet në perceptimin e qytetarëve se sa i korruptuar është sektori i tyre publik, me një rezultat 0, që përfaqëson një nivel shumë të lartë korrupsioni dhe 100 përfaqëson një vlerësim të pastër nga korrupsioni. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur Shqipëria lë pas vetëm Rusinë në lidhje me perceptimin e lartë që mbi korrupsionin në sistemin publik. Përgjatë 2015-2021 Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport m veten.

Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni shkakton dëm financiar duke ulur nivelet e investimeve, duke penguar funksionimin e drejtësisë të brendshme dhe redukton financat publike.

Korrupsioni gjithashtu shkakton dëme sociale, si përhapja e krimit të organizuar, trafiku i drogës dhe njerëzve. Korrupsioni gjithashtu minon besimin në institucionet demokratike dhe dobëson përgjegjshmërinë e udhëheqjes politike.

Sipas Transparency International, vendet anëtarë të BE- së vazhduan të renditen ndër më pak të korruptuarat në nivel global në 2021.

Brenda vendeve anëtarë BE-së, shtetet e Evropës Veriore arrijnë rezultatet më të mira, të tilla si Danimarka, Finlanda dhe Suedia, të cilat kryesojnë renditjen, ndërsa në anën tjetër të shkallës, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania treguan nivelet më të larta të perceptimit korrupsioni në të gjithë BE-në. Në vendet jashtë BE-së Shqipëria dhe Rusia kishin nivel të lartë të përceptimit të korrusionit në sektorin publik.

Në vitin 2020 Bashkimi Europian ka shpenzuar 45 miliardë euro me qëllim forcimin e sistemit të drejtësie.

Ekziston një marrëdhënie e dukshme midis indeksit të korrupsionit dhe pavarësisë së perceptuar mbi sistemin e drejtësisë. Vendet me indeks të ulët korrupsioni, si Danimarka, Finlanda apo Suedia, kanë përqindje të lartë të vlerësimit nga popullsia mbi pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Në të kundërt, vendet me vlerësime më pak optimiste të sistemit të drejtësisë kanë një përhapje më të madhe të korrupsionit. Eurostat vlerëson se besimi në institucionet politike është kyç për demokracitë efektive. Nga njëra anë, besimi i qytetarëve rrit probabilitetin që ata të votojnë në mënyrë demokratike. Ne anën tjetër, u siguron politikanëve dhe partive politike mandatin e nevojshëm për të marrë vendime që janë të pranuara në shoqëri./Monitor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Raporti i EUROSTAT/ Meta: Asnjë surprizë, Shqipëria vendi më i korruptuar, ka lënë pas vetëm Rusinë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të EUROSTAT se Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar, duke lënë pas vetëm Rusinë. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo nuk ishte një surprizë, pasi korrupsioni me inceneratorët, e me PPT- do të sillte këtë rezultat.

Sipas tij, çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni është prioritet kombëtar.

“Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë. Asnjë surprizë!  Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar”, shkruan Meta.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prizenali: 15/07/2022 12:30

    Meta ilir baba i krimit dhe i korrupsionit

    Përgjigju
  • Iris: 15/07/2022 01:04

    A eshte i gatshem Meta qe te pranoje qe deklarata e tij vlen dhe per videon 7%?

    Përgjigju
  • Diskriminimi: 14/07/2022 14:53

    Fus bast qe ska shanse shqiperia te jete me e korruptuar sesa HUNGARIA e BE apo Bullgaria por ketu ka diçka qe kane nis dhe bejne sondazhe me hamendje

    Përgjigju
  • xaku: 14/07/2022 14:28

    Me siguri qe kane pyetur vetem ke bathore dhe te oborri i SHQUPIT...

    Përgjigju
  • Niku: 14/07/2022 13:49

    Te flasi dhe Like floriri per korrupsionin eshte çmenduri.....

    Përgjigju
  • aicuni: 14/07/2022 13:02

    Urime urime, do e festoni ?

    Përgjigju
  • Qyfyre: 14/07/2022 12:07

    Qe eshte vendi me i korruptuar ska asnje dyshim po qe te flase Ilir Meta...

    Përgjigju
  • Leli: 14/07/2022 08:45

    Kush i nxjer keto statistika apo si gjithmone Amerika !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?