Shqiptarët do të paguajnë 100 mln
lekë për skandalin e Shukri Xhelilit

Shqiptarët do të paguajnë 100 mln<br />lekë për skandalin e Shukri Xhelilit
Buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë do tu kushtojë më shumë se 100 milionë lekë të vjetra skandali seksual i ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Kaq është kostoja e zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen në këtë njësi vendore sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky i fundit ka nisur punën për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore për procesin e 11 shtatorit, duke thirrur një mbledhje ditën e hënë në kohën kur dekreti i Presidentit është ende në fuqi. Shqiptarja.com disponon tabelën e shpenzimeve për këto zgjedhje. Për paga do të shpenzohen 4,224,000 lekë të reja, nga të cilat, pagat personelit të përkohshëm në KQZ     janë 595,000 lekë, ndërsa paga për shpërblimin e anëtarëve të KZAZ, KQV, GNV janë 3,629,000 lekë.

Për mallra do të shpenzohen 2,700,760 lekë, nga të cilat materiale specifike janë 1,410,740 lekë, shtypshkrime 970,020 lekë dhe karburant 320,000 lekë. Do të shpenzohen për shërbime plot 3,116,660 lekë të reja, nga të cilat për shërbime transporti janë parashikuar 816,660 lekë, për udhëtime e dieta 550,000 lekë, për qiramarrje    100,000 lekë, për siguri me roje private   750,000, ndërsa për regjistrimin e numërimit të votave 900,000 lekë. Totali i zgjedhjeve për këtë njësi vendore është përllogaritur 10,041,420 lekë të reja, ose 100 milionë lekë të vjetra.

Pagesa e komisionerëve
Kodi Zgjedhor përcakton kompetencën e KQZ-së të caktojë masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe Grupeve të Numërimit. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, KZAZ-ja ngrihet jo më vonë se 10 ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe do të jetë në detyrë deri në dorëzimin në KQZ të dokumentacionit zgjedhor përkatës. KZAZ-ja emëron anëtarët e KQV-ve jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve. Anëtarët e KQV-së janë në detyrë deri në dorëzimin e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore. Në bazë të nenit 95 të Kodit Zgjedhor, për numërimin e votave në rang ZAZ-je, me vendim të KZAZ-së caktohen Grupet e Numërimit të Votave 10 ditë para datës së zgjedhjeve, të cilët janë në detyrë deri në përfundimin e numërimit të votave për të gjitha qendrat e votimit të zonës së administrimit zgjedhor. 

Sipas relacionit paraprak, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë këto shpërblime sipas kategorive për zgjedhjet në Dibër gjatë mbledhjes së të hënës. “Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 25.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e KZAZ-së nr. 19, nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 20.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së nr. 19, nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 4.000 lekë për kryetarin e KQV-së. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 3.500 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 6.000 lekë për anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave”,-thuhet në projektvendimin e KQZ-së.

shukri

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!