Shqiptarët katolikë të Dolit: Shteti i Malit të Zi të Gjukanoviçit po na grabit tokat e të parëve, synon asimilimin fetar e etnik në tokën tonë.

Doli është një fshat i vogël shqiptar me tokën ngjitur qytetit të Gucisë, me një pjesë të shtrirë në fushë, e një pjesë që i ngjitet malit. Një pozicion gjeostrategjik i lakmueshëm. Vendi i bollëkut për tokë buke e mbajtje të blegtorisë.