Forma e Kombëtares kuqezi dhe fakti që në Euro 2024 do përballet kundër Italisë, ka zgjuar interesin edhe përtej Adriatikut. Për "Tuttomercatoweb" foli Silvio Pagliari, agjenti i mbrojtësit të Kombëtares, Mario Mitaj.
Italiani tha se sfida kundër të kaltërve në Euro 2024 do jetë si një derbi për ne, për gjithë dashurinë e shfaqur për Italinë. Ai komentoi edhe formën e Mitaj, teksa shton se në verë do jetë në qendër të merkatos pasi është ndër më të mirët e datëlindjes së tij.
"Për Shqipërinë është një lloj derbi me Italinë. Ata janë të dashuruar me Italinë. Ka një ndjesi të madhe mes Italisë dhe Shqipërisë. Kombëtarja është vërtetë e fortë, nuk arritën rastësisht të parët e grupit. Broja po rikuperohet, Shqipëria nuk do të shkojë për pushime në Europian”, ka thënë Silvio Pagliari.
Më pas menaxheri italian foli edhe për Mario Mitajn, mbrojtësin e Kombëtares kuqezi që luan në Moskë me Lokomotivën.
"Djali është mirë. Raportet me klubin janë të mira dhe mund të flitet qetësisht. Po presim Europianin, ku do të përballet edhe me Italinë. Kishte kërkesa në janar. Lokomotiva e Moskës nuk dëshiroi ta linte të ikte, por jam i sigurt që në verë do të jetë njeriu i merkatos. Jam i sigurt që do të bëjë një karrierë të madhe.
Lokomotiva e Moskës pagoi 3 milionë e gjysmë euro për të. U treguan largpamës. Duhet të falenderoj edhe Sylvinhon, trajnerin e kombëtares shqiptare, i cili e ka aktivizuar gjithmonë si titullar. Mario është një nga më mirët e datëlindjes 2003 që janë në qarkullim", tha për TMW agjenti i Mario Mitaj.