Shqiptarët e Londrës kriminelë? Eksperti: 87% e të burgosurve janë britanikë, shqiptarët në pakicë

Shqiptarët e Londrës kriminelë? Eksperti: 87% e të burgosurve janë britanikë, shqiptarët në pakicë

Eksperti Fabian Zhilla

Targetimi i shqiptarëve si njerëz të lidhur me krimin në Mbretërinë e Bashkuar, për ekspertin e sigurisë Fabian Zhilla është pjesë e një fushate të padrejtë kundër tyre, sepse shifrat sipas tij tregojnë të kundërtën.

Eksperti tha në një emision televiziv se 87% e të burgosurve për krime në Britani përbëhen nga vetë shtetasit britanikë, ndërsa 13 % e të burgosurve janë nacionalitete të huaja. Nga ky 13 % i të huajve, janë vetëm 14 % shqiptarë, sipas tij.

“87 % e të burgosurve atje janë britanikë. Dhe nga ky 13 % i të huajve, 14 % janë shqiptarë. Pra 14 % i 13 % të të huajve janë shqiptarët. 1528 shqiptarë janë në 2021. Pse merren me shqiptarët? Sepse shqiptarët janë në fokus”, tha ai.

Diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, pas deklaratave të bëra nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit: 08/11/2022 10:18

    Nuk na tregoj sa % e shqiptareve qe banojne ne Britani jane pas hekurave?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025