Shqiptarët hanë arinj?! Këtë turp nuk duhet ta mbajmë në kurriz

Shqiptarët hanë arinj?! Këtë turp nuk duhet ta mbajmë në kurriz

Në kohën kur krenohemi se po shtohet ardhja dhe foleizimi i Pelikanit Kaçurrel në Shqipëri, hamë arinj. Fshehim dhe lejojmë restorante me liçensa të privilegjuara në parqet më të bukura shqiptare, jo vetëm t’i vrasin, t’i balsamosin, por edhe t’i ofrojnë si pjatë specjale, si ushqim. Askush nga ne nuk është skandalizuar deri më sot, deri në momentin kur gazeta britanike The Indipendent, publikoi këtë reportazh tragjik https://www.independent.co.uk/news/world/europe/bear-meat-albania-restaurant-wildlife-trade-illegal-virus-monkeys-online-a9568441.html

Nuk është hamendje, nuk janë fjalë, apo me të dëgjuar. Eshtë reklamimi në ditë të diellit se restoranti  "Egnis" në zemër të bukurisë së Drilonit, në Pogradec, ofron sipas sezonit, edhe mish ariu. Imagjinoj edhe ndonjë ministër e tavolina të mëdha me biznesmenë e politikanë e gazetarë duke ngritur dolli në restorantin në parkun e bukur, mbi pjatat mbushur me mish ariu. Eshtë një skandal! Skandal pasi shkon kundër gjithçkaje që propogandohet: Eshtë ndaluar gjuetia! Dhe është kundër asaj që shpresohej: një shtet më miqësor me natyrën dhe me kafshët, në vendin ku i kanë masakruar për dhjetëvjeçarë të tërë. E megjithatë, të huajt na tregojnë se nuk kemi ndryshuar, madje bëjmë edhe më keq: hamë arinj dhe shtiremi sikur skandalizohemi me kinezë që hanë lakuriqë nate, mace, qen e minj. Arinjtë tanë nuk janë më me pak vlerë apo më ndryshe se lakuriqët e aziatikëve.

Në ditët kur shumë shqiptarë lëvizin poshtë e lart nëpër Shqipëri duke reklamuar bukuritë e natyrës, ndjej një hipokrizi që vjen nga një kulturë e thellë përbuzëse për kafshët dhe natyrën. Njerëz që kanë rrafshuar kodra e male në ndërtime e gurore, njerëz që kanë dëbuar nga habitatet e tyre kafshë e pemë, lumenj e peshq, njerëz që kanë zhdukur lulishte e kanë vrarë nga ato hapësira dhe lule, duken si të ndërgjegjësuar më në fund. Shpresojmë, por nuk besojmë. Pogradeci, Driloni është plot me bashkëatdhetarë që fundjavat nuk numërojnë se sa pjata kanë fshirë. Askush nuk ka parë? Askush nuk di? Apo evolucioni ynë shpirtëror është bllokuar në nivele shumë të ulëta primitive: hamë mish, hamë mish, hamë sa më shumë mish e çdo lloj mishi!

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 17/06/2020 17:18

    Po ce bre cfar te keqe ka. Ne Korce Vithkuq Voskopoje Maliq Devoll etj hahat mish kerrke gomari dhe eshte shume i miire bre

    Përgjigju
  • loni: 17/06/2020 16:32

    Ne Korce, Librazhd e Pogradec e hane mishin e ariut.Ruhuni nga njerezit andej

    Përgjigju
  • liri: 17/06/2020 16:00

    Edhe kjo na duhej mo aman. Ku ta kete njeriu me pare mendjen ketu te kafshet apo te njerezit

    Përgjigju
  • Une: 17/06/2020 13:27

    Ariu e para fare nuk ka sezone dhe e dyta njerezit mund te hane dhe mish gomari apo mushke por kjo nuk do te thote qe shqiptaret gjuakan mushkat, gomaret dhe arinjte per mishin e tyre. Problemi ketu moj Alba eshte se gazeta e mirenjohur po thote qe arinjte jane ne rrezik nga gjuetia qe ben ti Alba me shoqet e shoket e tu shqiptare te hane mishine ariut. Apo nuk je shqiptare nuk ka te bej me ty titulli?

    Përgjigju
  • Den: 17/06/2020 13:25

    Mos u merzit Alba,se si zor te jete mish ariu,sepse eshte veshtire ta gjesh ne Drilon,por ne fakt duhet te jete mish njeriu,kushton me pak dhe u kujton traditen e te pareve te tyre.Akoma nuk eshte zhdukur bishti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)