Shqiptarët i bëjnë paratë llaç e tulla, numri i lejeve për ndërtime të reja në Tiranë rritet me 6%

Shqiptarët i bëjnë paratë llaç e tulla, numri i lejeve për ndërtime të reja në Tiranë rritet me 6%

Foto ilustruese

Sektori i ndërtimit është para një perspektive pozitive për shkak te numrit të madh të lejeve që po jepen në qytetet kryesore për të ndërtuar. Sipas të dhënave të INSTAT në gjashtëmujorin e parë të vitit numri i lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 498 me një rritje prej 65 për qind në krahasim me 6-mujorin e vitit të kaluar.

Rritja më e madhe shihet të jetë në Bashkinë e Tiranës, ku u dhanë  gjithsej 164 leje në gjashtëmujorin e parë, me një rritje 61 për qind në raport me vitin e kaluar. Ato zunë 33 për qind të numrit të përgjithshëm të lejeve të dhëna në të gjithë territorin e vendit.

Vetëm në tremujorin e dytë 2018 janë miratuar gjithsej 270 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 197 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 37,1 %.

Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2018, është rreth 292.895 m 2 , nga rreth 229.387 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 27,7 %.

Grafiku

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e dytë 2018, është 11.4 miliardë lekë, nga 14.1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rënie prej 19,1 %.

Sektori i ndërtimit i është rikthyer ciklit rritës përgjatë dy viteve të fundit, si rrjedhojë e rigjallërimit të lejeve të ndërtimit. Në vitin 2017,  në total, në gjithë vendin në 2017-n janë dhënë 819 leje ndërtimi, me një rritje prej 88.3% ose 384 leje më shumë.

Por kjo rritje e lejeve të ndërtimit nuk po shoqërohet nga zgjerimi i huasë për këtë sektor, në një tregues indirekt se lulëzimi i ndërtimit nuk po financohet në pjesën më të madhe nga kreditë bankare. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj 2018, stoku i huasë për ndërtimin

Më herët bankierët kanë pohuar për Monitor se e shohin me shumë optimizëm rendjen e sipërmarrësve drejt ndërtimit dhe as nuk janë shumë aktive në financimin e këtij sektori, madje janë të frikësuara se kjo mund të kthehet në një bumerang në afatin e gjatë. Ata pohojnë se për këtë kanë diskutuar dhe me autoritetet shtetërore, duke i paralajmëruar se po shtrohet rruga drejt një flluske.

Lejet e ndertimit në gjashtë muaj

Ndërtimi ka qenë historikisht një sektor problematik dhe deri në fund të vitit 2015, huaja e pakthyer në afat e ndërtuesve ishte sa 38.1% e totalit, sipas të dhënave të fundit të disponueshme të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse pesha e huave me probleme ka rënë për shkak të fshirjeve, kjo bën që bankat të jenë shumë të kujdesshme me huanë e re./Monitor

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë