Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se, gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, është një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës.
Ky koment vjen një ditë pasi Bërnabic, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se shqiptarët janë “njerëz që kanë dalë prej malit”. Ajo po ashtu tha, se disa prej shqiptarëve "janë edhe terroristë që nuk janë dënuar" dhe që "kanë qenë të akuzuar në Tribunalin e Hagës"
Sipas 'Radio Evropa e Lirë', Thaçi kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta dënojë dhe të distancohet nga kjo "gjuhë raciste" e zyrtarëve të Serbisë, e cila sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.
“Ky veprim nuk paraqet asgjë të re dhe të jashtëzakonshme për ne, sepse ne e dimë shumë mirë karakterin gjenocidial të Serbisë së djeshme dhe asaj të sotme. Por, i jashtëzakonshëm dhe zhgënjyes për ne është vetëm fakti i hidhur që BE-ja nuk e dënon këtë sjellje raciste dhe antievropiane të Serbisë. Përkundrazi, BE-ja vazhdon t'i mbajë dyert e hapura për një shtet që ka kryer gjenocid dhe që nuk beson në vlerat evropiane as sot”, tha Thaçi
Ndërkaq, Bashkimi Evropian nuk ka dalë ende me asnjë reagim.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar
26 Mars, 19:43
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon ankimimin e Vetëvendosjes për votimin me postë, i hap rrugë çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja
26 Mars, 17:38
-
Kurti bie pre e 'kurthit' të dy komedianëve rusë, mendoi se po flet me presidentin letonez: Grenell është homoseksual! Qeveria e Kosovës: Incident fatkeq (VIDEO)
26 Mars, 16:33
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Vizitën e ministrit serb Llonçar e ndaluam për shkak të refuzimit të vajtjes së Çekut në Preshevë
26 Mars, 15:51
-
4 vite pa asnjë njohje, Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Osmani: Hap i madh diplomatik! Begaj: Vendim i shumëpritur
26 Mars, 14:38
-
Kosovë, nisin hetimet për procesin e votimit me postë
26 Mars, 13:01
-
'1 miliard euro për ushtrinë!' Zotimi i Kurtit për mandatin e ri! Kërkon veprime të menjëhershme pasi Kosova u trondit nga 4 vrasjeve brenda 3 ditëve
26 Mars, 10:23
-
Kosovë/ Si u vra nga ish-pronari gruaja në Vushtri, i biri mes lotëve: S'mund ta besoj!
26 Mars, 08:31
-
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Në kërkim autori
26 Mars, 08:04
-
Serbia kundër, Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët
26 Mars, 07:46
-
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
25 Mars, 19:51
-
Si e përdori Prokuroria e Hagës fotografinë e Thaçit me Haxhi Shalën për të kërkuar vazhdimin e paraburgimit?
25 Mars, 16:39