Shqiptarët ndër më të stresuarit në botë! (Çuditërisht) i ka ndikuar edhe kriza politike!

Shqiptarët janë populli i 4 në botë me nivelin më të lartë të stresit për 2018. Këto janë shifrat që ka publikuar “Gallup” në sondazhin e realizuar, ku 55% e popullsisë përjetojnë stres të vazhdueshëm.

Sociologia Arjana Muça tha për Report Tv se kriza politike që po përjeton Shqipëria, është një shkaktar i stresit në popullsi.

Ndër të tjera ajo ka sqaruar edhe pasojat që shkakton stresi i vazhdueshëm dhe metodat si mund ta trajtojmë.

“Janë faktorë duke nisur nga ato ekonomikë, faktorët socialë, por edhe ato politikë së fundmi, pasi e gjithë kjo trysni e ushtruar është një formë presioni dhe natyrisht ndihet në atë që në ë quajmë herë pas here, ngarkesë emocionale ndonjëherë e dëmshme, dhe kjo e shoqëron individin me përjetimin e stresit në jetën e përditshme. Kur stresi është mbi nivelet e caktuara, pra e kemi me tepricë, do të thotë që ne duhet të fillojmë të shqetësohemi sepse kthehet në një stres kronik, sepse sjell pengesa në aktivitetin e përditshëm, qoftë edhe dëmtime në shëndet, që është shumë I rëndësishëm. Shpesh herë kemi ngarkesa emocionale në vendet e punës por edhe në familje, shumica janë prindër që kanë problematika me fëmijët, kanë problematika familjare, pra njerëz për të cilët duhet të kujdesen dhe ndonjëherë kjo ngarkesë bëhet shumë e madhe. Aktiviteti në natyrë dhe komunikimi i mirë bën që ne të kemi një shëndet më të mirë”, - shprehet Arjana Muça.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e pyetur nga Report Tv pohojnë se përjetojnë shpesh stres, ndërsa si shkaktar të stresit cilësojnë punën, ekonominë, dhe sfidat e përditshmërisë.

Përjetoni shpesh stres?

Po, përjetojmë.

Përjetoj shpesh.

Pak.

Ndonjëherë.

Cilat janë arsyet?

Puna, përditshmëria, gjithçka.

Po ja ne që jemi në pension, ta kemi pak më të lartë.

Papunësia, na sjell shumë stres.

Në sondazhin e “Gallup” Greqia vijon të mbajë vendin e parë në botë me popullsinë më të stresuar që prej vitit 2012, ku 59% e grekëve kanë pohuar se përjetojnë stres gjatë ditës. Nivelin më të lartë të stresit duket se e përjetojnë grupmoshat 30-49 vjeç, me 65% të të anketuarve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin