Shkatërrimin që në raundin e parë që i bëri argjentinasit Maximiliano Sosa, kampioni i Shqipërisë për peshat e rënda në boks Nelson Hysa, e konsideron një sukses që i dha më shumë peshë fakti që shumë shqiptarë ishin me të në Leverkusen atë ditë.
“Ishte kënaqësi e veçantë dhe atë e shtuan më shumë edhe sportdashësit shqiptar, kosovar dhe nga të gjithë krahinat e Shqipërisë, të cilët na bënë të ndihemi shumë mirë,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.
Kjo fitore historike 39-vjeçarin e dërgoi në vendin e 66 në botë në boksin profesionist, duke i dhën titullin kampionit bote në federatën WBC për peshën mbi 99 kilogramë. Ndërkohë që ka mbetur edhe pak kohë deri në mbylljen e këtij viti, por shkodrani kërkon që 2023 të mos e mbyllë me kaq.
“Synimi tani afër është të ulemi te 50 më të mirët e botës, sepse atje fillojnë ndeshjet me të ngjeshura dhe më të forta. Shpresoj dhe synoj që këtë objektiv ta arrij brenda 2023,”-tha Nelson Hysa, boksier.
Edhe pse kanë kaluar shumë pak dit nga ndeshja në Gjermani, Nelson Hysa, po këtë fundjavë do ngjitet sërish në ring.
“Këtë javë kthehet kampionati shqiptar. Është sadisfaksion për ne që të shpallemi sërish kampion Shqipërie. Shpresoj. Unë marr pjesë me ekipin e Vllaznisë pavarësisht se stërvitem gjatë gjithë kohës në Tiranë. Është profesor Artur Koçi i cili më ka mbështet me stërvitje të veçanta gjë për të cilën e falënderoj,”-deklaroi Nelson Hysa, boksier.
Në 11 ndeshje deri më tani Nelson Hysa ka po kaq fitore, 9 prej të cilave i ka mbyllur më herët duke hedhur nokaut kundërshtarin.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nelson Hysa kampion Europe, fiton titullin WBO për peshat e rënda! Hedh në tapet me 'K.O' gjermanin Fuchs
12 Korrik, 15:30
-
VIDEO/ Humbja kundër Usyk lë pasoja, Tyson Fury filmohet i dehur! Godet kokën pas shtyllës
11 Qershor, 15:44
-
'E nisa si hobi, prindërit nuk donin'! Boksieri Kaçiu: Kam fituar disa çmime ndërkombëtare, idhull kam Usyk
7 Qershor, 15:12
-
BOKS/ S'ndalet Nelson Hysa, mposht kolumbianin Troncoso dhe fiton titullin ‘IBO International’ për peshat e rënda! Fitojnë Alban Bërmeta e Denis Nurja
1 Qershor, 22:04
-
Boks/ Anulohet ndeshja e Amarildo Bakaj, një sportist humbet jetën nga goditjet e pësuara në ring
12 Maj, 22:17
-
Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi
25 Prill, 10:31
-
VIDEO/ Humbja e parë në karrierë, Florian Marku kërkon të përballet sërish me Chris Kongon: Po punojmë për këtë gjë, do fitoj
18 Prill, 17:59
-
Fitorja e 15 erdhi me nokaut, Nelson Hysa për Report TV: Jemi në negociata, në maj boksoj për titull bote
5 Prill, 13:28
-
Florian Marku reagon pas humbjes: S'më pëlqejnë justifikimet, rikthehem më i fortë
2 Prill, 15:33
-
Florian Marku humbet ndeshjen e parë në karrierë, Chris Kongo fiton me pikë dhe merr titullin IBO Intercontinental
31 Mars, 22:34
-
Shkodra kryeqendra e boksit, përmbyllet 'Fists of Fire 2'! Nelson Hysa mbron titullin WBF, dominojnë sportistët kuqezi
31 Mars, 15:33
-
Në 2025 Shkodra do të jetë qyteti evropian i sportit! Benet Beci në ‘Fist of Fire’: Sporti, prioritet i bashkisë
31 Mars, 15:27