Shqiptarët ngrenë flamurin kuqezi në Igumenicë dhe ndalohen nga policia. Mediat greke:  Provokim, sillen si në shtëpinë e tyre (Foto)

Shqiptarët ngrenë flamurin kuqezi në Igumenicë dhe ndalohen nga policia. Mediat greke:  Provokim, sillen si në shtëpinë e tyre (Foto)

Të rinjtë shqiptarë duke ngritur flamurin shqiptar në Igumenicë

Me rastin e festave të 28-29 nëntorit dy aktivistë të Aleancës Kuqezi kanë ngritur flamurin shqiptar në Thesprotia, një njësi greke me qytet qendror Igumenicën. Mediat greke e kanë quajtur këtë një provokim nga të rinjtë shqiptarë, ndërkohë që policia greke i ka ndaluar.  Media greke shkruajnë se të rinjtë hoqën flamurin grek me shpejtësi duke ngritur atë shqiptar.

Të rinjtë shqiptarë duke ngritur flamurin kuqezi në Igumenicë

Newsbomb.gr shkruan se ky akt është në vazhdën e deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, ndërsa “Tilestëra” shkon më tej kur thotë se të rinjtë shqiptarë sillen në Igumenicë si në shtëpinë e tyre.

“Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë Autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?!

Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë , e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë.”-shkruan Tilestëra.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot