Shqiptarët nisin dietën?! Importi i sheqerit ne nivelin më të ulët të shtatë viteve

Shqiptarët nisin dietën?! Importi i sheqerit ne nivelin më të ulët të shtatë viteve

Anketa e INSTAT zbuloi se obeziteti po përhapet te shqiptarët për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik. Mirë po në 2018-n importet e sheqerit dhe të ëmbëlsirave të bëra prej tij pësuan rënie për herë të parë pas vitesh me rritje. A po ndryshojnë shqiptarët stil jetese?!

Sipas të dhënave të nxjerra prej INSTAT në 2018-n u importuan rreth 55,600 tonë sheqer me një rënie prej 34% në krahasim me një vit më parë. Ky ishte niveli më i ulët i importuar i sheqerit prej vitit 2010. Në total në vitin 2018 sasia e importuar e sheqerit ka një vlerë prej 3.3 miliardë lekë apo 26.4 milionë euro.

Në ndryshim nga 2018-a, importet e sheqerit kishin shënuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Një vit më parë u importuar rreth 83,880 tonë sheqer dhe ëmbëlsira të bëra prej tij në Shqipëri.

E ndërsa importi i sheqernave rritej të dhënat nga një studim i fundit i ISHP në bashkëpunim mbi INSTAT mbi shëndetin e popullatës tregonte se sëmundjet që vinin prej kequshqyerjes ishin në nivele të larta.

Sipas anketës së INSTAT rreth 45% e femrave dhe 53% e meshkujve në moshën 15-49 vjeç ishin mbipeshë ose obezë. Gjysma e femrave të moshës 15-49 vjeç kanë peshë normale, 4% janë të dobëta dhe 45% janë mbipeshë ose obeze.

Arsyet kryesore të përhapjes së obezitetit te burrat dhe gratë në Shqipëri ishin kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Sipas anketës shqiptarët janë konsumues të rregullt të pijeve me sheqer. Për të vlerësuar nivelin e konsumit të pijeve me përmbajtje të lartë të sheqerit, të anketuarit u pyetën nëse kishin pirë lëngje të buta me sheqer të shtuar 7 ditë para sondazhit. Ndër femrat e moshës 15-49 vjeç, 25% kishin pirë 1 ose 2 pije të buta, 32% kishin pirë 3 deri në 6 nga këto pije, 6% kishin pirë 7 ose më shumë dhe 36% raportuan se nuk kishin pirë pije me sheqer gjatë 7 ditëve të fundit.

Ndërkohë që ato konsumojnë shumë pak perime, vetëm 37% e grave dhe 14% e burrave i konsumojnë rregullisht.

Por edhe mungesa e aktivitetit fizik ndikon në përhapjen e obezitetit te popullata. Sipas anketës së realizuar rreth 80% e shqiptarëve nuk kryejnë asnjë aktivitetet fizik. /Monitor

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kripa: 19/03/2019 17:06

    Konkurenca midis p.kerit dhe taksa e vene ndaj mallrave serbe e ka shkaktuar kte gjendje. Sheqerin e sjel Pilo kri nga serbija. Shume e thjeshte per tu kuptuar. Beni nje analize

    Përgjigju
  • Migjeni: 19/03/2019 14:57

    Me duket se po futet kotraband me nendetse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur