Shqiptarët po martohen më të rinj, ja sa është mosha mesatare

Shqiptarët po martohen më të rinj, ja sa është mosha mesatare

Më shumë shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas një publikimi të fundit të INSTAT, “Gratë dhe Burrat në vitin 2019” rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se një vit më parë, ku numri i martesave ishte 22,641.

Shqiptarët kanë vendosur që të martohen më të rinj. Ndryshe nga ecuria e viteve të kaluara, mosha mesatare e djemve dhe vajzave që martohen ka shënuar rënie.

Sipas raportit të INSTAT tek gratë, më shumë se 53 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 80,5 % e tyre. Kjo shpjegon moshën relativisht të re në martesë për gratë, e cila është 25,5 vjeç. Një vit më parë, mosha mesatare e martesave te gratë ishte 26.5 vjeç.

Për burrat 54,6 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,4 % e martesave deri në moshën 34 vjeç. Mosha mesatare e martesës për burrat është 30,2 vjeç.

Megjithatë duke u bazuar në të dhënat ndër vite norma e martesave të grave sipas grupmoshave tregojnë se ka një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç.

Krahasuar me 5 vite më parë, gratë martohen relativisht rreth dy vite më të mëdha.

Në publikim janë llogaritur martesat e hershme për vajzat dhe djemtë në mosha teke, për grupmoshën 15-19 vjeç. Numri i vajzave të martuara para moshës 18 vjeç, gjatë vitit 2018, është 24, raporton INSTAT. Ky numër është ulur në krahasim me një vit më parë, kur u regjistruan 38 martesa të vajzave nën 18 vjeç.

Përqindja e vajzave të martuara në moshat 15 deri 17 vjeç është shumë e ulët, ndërsa shënon vlerat më të larta në moshën 18 dhe 19 vjeç, përkatësisht 9,2 % dhe 7,0 %, ndërsa djemtë nuk kanë martesa para moshës 18 vjeç dhe përqindja e djemve të martuar në moshën 18-19 vjeç është nën 1%./ Monitor

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë