“Daily Mail” i kanë kushtuar një tjetër shkrim të zgjeruar mënyrës se si emigrantët shqiptarë po tentojnë në rrugë të reja për të arritur në ishull pas mbylljes së kampit në Calais të Francës.
Tashmë shqiptarët, por edhe emigrantë nga vendet e tjera tentojnë që të arrijnë në Angli nga porti i Bilbaos në Spanjë, ndërsa policia ka ndaluar 1,765 persona në port.
Shumica e emigrantëve që fshihen në kontenjerë janë nga Shqipëria, por edhe nga vendet e lindjes, Siri, Irak dhe Afganistan.
Policia spanjolle ditët e fundit ndaloi 26 persona që tentonin të hipnin në tragete dhe anije konteniere.
Shumë prej tyre përpiqen të hipin në anijet e ‘Brittany Ferries’ që lundrojnë 3 herë në javë në Portsmouth, duke transportuar kryesisht pushuesit britanikë.
Shqiptarët vendosen në kampe ndërsa monitorojnë situatën dhe kontenjerët që kontrollohen nga autoritetet spanjolle.
Autoritetet deklarojnë se emigrantët shqiptarë dallohen nga refugjatët. Sipas tyre, shqiptarët vijnë me para mjaftueshëm për të kaluar me javë dhe veprojnë në mënyra të ndryshme më pas për t’u larguar drejt Anglisë.
Në qershor, Agjencia Kombëtare e Krimit Kombëtar e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se bandat shqiptare ishin përfshirë gjithnjë e më shumë në krimin e organizuar në Britani nga kokaina dhe deri te trafiku i emigrantëve.

Shkrimi ne Daily Mail
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com