Shqiptarët presin që Europa të denoncojë padrejtësitë

Shqiptarët presin që Europa të denoncojë padrejtësitë

Mogerini dhe Hahn

Media ka njoftuar një vizitë të afërt të Komisioneres së Lartë për Politikën e Jashtëme të BE, Znj. Mogherini dhe Komisionerit për zgjerim Z. Hahn. Vizitat e këtyre përfaqësuesve të lartë përvecse të mirëpritura janë shumë të rëndësishme për ne, pasi së pari demonstrojnë vëmendjen, angazhimin dhe miqësinë e Bashkimit Evropian për Shqipërinë por edhe krijojnë pritshmërinë optimiste për nxitjen e avancimit pozitiv të të gjithë dimensionit politik, social, ekonomik dhe shoqëror në tërësi të vendit tonë. Nuk ka asnjë dyzim apo dyshim dhe duket e tepërt që të diskutohet për përkatësinë, qasjen dhe shpresën evropiane të shqiptarëve. Dyshimi, dyzimi, çorientimi dhe pesimizmi që po rriten cdo ditë e më shumë brenda opinionit publik shqiptar buron nga realiteti i padrejtësisë, pabarazisë në mundësi, ndalimit të zhvillimit, kufizimit për arsim dhe cilësi jetese në këtë vend.

Të gjitha këto bashkë si një përmbledhje tek humbja e besimit. Natyrisht që shqiptarët e kuptojnë fare mirë, se një vizitë e tillë sado e rëndësishme që të jetë, nuk do ta ndryshojë realitetin e hidhur që ata përjetojnë, sepse së pari nuk janë miqtë dhe partnerët e shqiptarëve ata që e kanë krijuar këtë situatë. Sepse edhe zullumi i krijuar nuk fshihet dot me “një të rënë të lapsit”. Por më e pakta që opinioni publik pret nga Evropa është denoncimi i padrejtësive, pabarazive, pamundësive, mohimeve dhe kufizimeve që dominojnë sot jetesën e familjeve të tyre. Shqiptarët kanë të drejtë tu mundësohet një proçes votimi i lirë e i pa ndikuar si nga shantazhi i forcës së shtetit ashtu dhe kërcënimi i krimit. Ky është minimumi i së drejtës. Shqiptarët kanë të drejtë të kenë një shtet që drejtojet nga ligji dhe jo të influencohet nga krimi.

Shqiptarët kanë të drejtë të rimarrin dhe gëzojnë pronën e tyre të ligjëshme e sekuestruar dhe mohuar për gati 70-vjet nga rregjimi stalinist më i egër në të gjithë Evropën Lindore. Shumë e rëndësishem është lufta ndaj korrupsionit të pronave në bregdet, por ajo mbetet retorikë kur tani edhe me ligj prona as nuk kthehet dhe madje më keq, rikonfiskohet për interesa të oligarkëve të lidhur me politikën. Shqiptarët kanë të drejtë të gëzojnë shance të barabarta tek mundësitë që ofrojnë resurset ekonomike të këtij vendi. Ne, të gjithë e dimë se ky vend i bekuar është plot me burime ujore, është i vetmi vend i rajonit me burime mineralesh dhe nafte, është një vend që të gjithë hapsirën perëndimore e ka bregdet, është një vend që 300 ditë të vitit i ka me diell, etj. etj. etj. Por të ardhurat e cdo qytetari janë jo thjesht më të ultat në Evropë, por disa herë më të ulta.

Të vetmit që gëzojnë në luks, janë autoritetet tenderuese apo koncensionuese të buxhetit publik. Një popull dhe shoqëri që mbetet në varfëri ekonomike dhe kufizim dijesh e kulture kthehet në masë amorfe dhe e shtypur. Kjo është eksperience aq e vjetër sa dhe bota vetë. Por sot jemi në shekullin e implantit kibernetik dhe inteligjencës artificiale dhe nuk mund të pranohet kufizimi e qënieve humane nga arsimimi normal dhe shërbimi medikal bazik. Shqiptarët kanë të drejtë ti gëzojnë këto, apo jo ? Kur nuk i cekin dot këto dimensione mëse normale shoqërore, trishtohen. Kur nuk shohin përgjegjësi reflektuese brenda vendit humbasin dhe besimin. Kur presin të degjojnë miqtë evropiane, shpresojnë të gjenerohen forca detyruese për garantimin e të drejtave të tyre. Vizita e pritshme e miqve evropian është një shprese e shqiptarëve për të dëgjuar adresimin e padrejtësive që ju bëhen atyre. Zëri zyrtar qeveritar është padyshim legal dhe në hisen e vet. Por larg, shumë larg të vërtetës së përditshme qytetare.

Kur opinioni publik mëson nga media se edhe ajo që quhet “shoqëri civile”, që financohet nga Evropa, shkruan në emër te tyre për Evropën, ulet në emër të pavarësisë dhe paanshmërisë me Evropën, përbëhet nga familjarë të qeveritarëve atëhere i shtohet më shumë nevoja për të dëgjuar të vërtetën ndryshe. Zëri qeveritar nga burri dhe zëri i shoqërisë civile nga gruaja, natyrisht që dublohet në tonalitetin e vokalit agjitativ, por kalon thjesht si fishkëllimë acaruese në virtualitetin e timbrit reaktiv të opinionit.  Para pak kohësh një ekip fakt-mbledhës me ambasadorë të nderuar nga vendet anëtare të BE vizitoj Shqipërinë. Vizita e këtij grupi ambasadorësh kishte organizuar, njoftuar dhe konfirmuar përvec se takimeve me qeverinë edhe një takim me zëra të pavarur. Individë larg qeverisë. Fatkeqsisht një ditë përpara atij takimi, u njoftua anullimi i tij.

Nuk di të them se ambasadorët e nderuar humbën pak apo shumë nga mundësia për të dëgjuar dicka ndryshe nga ajo që zëri qeveritar u kishte treguar për shqiptarët. Ajo që u humb me siguri, ishte një mundësi shtesë për të njohur të vërtetën e plotë. Në fund të fundit, e vërteta, e vërteta dhe vetëm e vërteta bën transparencën dhe sjell rrezen e dritës tek shikimi. Mungesa e të vërtetës shton vec errësirën dhe erresira vetëm sa e fsheh atë që mund të na dëmtoj nesër shumë.

Ndaj vizita e zyrtarëve të lartë të Brukselit pritet me shumë shpresë nga opinioni publik në Shqipëri. Me shpresën se të vërtetat e hidhura të jetës së përditëshme të tyre nuk pranohen nga ata që kanë ndërtuar një realitet ndryshe dhe njerëzor për qytetarët e tyre. Me shpresën, se fuqia e këtyre vendeve dhe shoqërive, gjeneruar nga liria dhe e drejta, më së paku ka forcën të mbajë gjallë besimin tek ata që ende përpiqen për të njëjtat parime dhe realitete që mysafirët përfaqësojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nje Perkthyese: 15/04/2018 17:17

    Nuk desha te komentoj per sa shkruan ish-Presidenti i pazareve te ndyra PD-LSI kur e zgjodhen ne 2012, sepse si Perkthyese me mbi 30-vite eksperience ne shoqerimin e shume-shume personaliteteve nga Perendimi, por perballe cfare shkruan ish-Presidenti i pazareve te ndyra PD-LSI, nuk mund te hesht. Vetem duke ju referuar sa kam shoqeruar direkt dhe indirekt me perkthime materialesh per persona VIP dhe Institucionet e Larta te Perendimit ne 5-vitet e te qenurit President te Bujar Nishani (ne fakt ka mbiemer te vertete Mehmeti, te cilin e ka "braktisur" perpara se te hynte ne PD...). Vetem fjale negative kam degjuar per Te, deri dhe shprehje: I INFEKTUAR KEQ NGA BERISHA, I KAPUR KEQ NGA PAZARI BERISHA-META, I PAAFTE PER TE QENE PRESIDENT, I FRIKSUAR NE ATO QE THOTE, I DETYRUAR TE FLASE VETEM CFARE I THOTE PARTIA E TIJ E VECMAS BERISHA... Vertete jam ndjere shume keq me sa kam mundur te degjoj figura te respektuara te Perendimit, qe per efekt pozicioni si Kreu i Shtetit, bejne takim me Presidentin, per me teper me nje President si Bujar Mehmeti-Nishani. Por kam kuptuar gjithe keto shume vite si perkthyese se Presidentet tane post-Berisha, i cili ishte njesoj si Enver Hoxha lider-autoritar ne kulm ne cdo element te shtetit, por edhe me keq se Enveri ne jo pak momente per Shqiperine post-Komuniste, se figura e tyre nuk ka patur e ka shume vlere. Por kur lexoj cfare shkruan e thote neper intervista ish-Presidenti Nishani, me vjen ndot per nivelin sahanlepires dhe ultesise se ketij personi, teresisht pa personalitet dhe i paafte, qe nga Kapterr ne Ushtri me teser te PPSH ne xhep e zemer, nje dite te "bukur" na u ngjiz ne PD, duke qene i besuari nder me qorret e Sali Berishes.

    Përgjigju
  • Besua nga Vlora: 14/04/2018 14:58

    zoti Nishani mireqenia e popullit nuk behet me fjal po me vepra...nje shembull i fresket;ketej nga Italia po kerkojn te gjithe te vine me pushime ne Shqiperi kete behar,kerkes e papare per dhoma,hotele,shtepi me qera etj.etj qe do te thote se sjellin euro e ndihmojn ekonomin e vendit tone...po shume nga keta kane frike e vazhdojn te me pyesin si eshte situata ne Shqiperi?cfare tu pergjigjem zoti Nishani?Tu them qe sa here ka qejf opozita del e i ve flaken e bllokon rruget??qe kerkon me cdo kusht te behen trazira e rremujra?ketu duken ata qe duan te miren e Shqiperis edhe qe se duan...fjalet i merr era,vepra ka duk!

    Përgjigju
  • bledi: 14/04/2018 13:39

    o nishan te fala mbeses.... edhe ti burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?