Shqiptarët që kanë fituar të ardhura jashtë vendit gjatë 2020, afat për t'i deklaruar deri më 30 qershor

Shqiptarët që kanë fituar të ardhura jashtë vendit gjatë 2020, afat për t'i deklaruar deri më 30 qershor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lajmëruar sërish shtetasit shqiptarë të cilët gjatë vitit 2020 kanë fituar të ardhura jashtë vendit që kanë afat për t'i deklaruar deri më 30 qershor 2021.

Tatimet shprehen se shqiptarët, të cilët kanë realizuar të ardhura jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe janë subjekt i deklarimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të ardhurave për 2020, këto të ardhura bruto dhe tatimin e paguar për to, duhet t’i raportojnë me saktësi në seksionin përkatës në këtë deklaratë, brenda datës 30 Qershor 2021.

Ky deklarim duhet të bëhet në mënyrë që të shmangen penalitetet e parashikuara nga Legjislacioni tatimor në fuqi.

Në kuadër të Shkëmbimit Automatik të Informacionit, në baza reciproke, me administratat tatimore homologe të vendeve të tjera, Administrata Tatimore Shqiptare do të marrë dhe kryqëzojë të dhënat mbi llogaritë financiare të shtetasve shqiptarë (jorezidentë) në këto shtete.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion