Ndërsa në Kinë rastet e të prekurve sa vijnë e pakësohen, Italia po përballet me vdekjet më të shumta të ditëve të fundit.
Kurse në Shqipëri numri I të prekurve ka shkuar në 38 që pas natës së 8 marsit ku u konfirmua pacienti zero.
Tashmë I gjithë vendi ndodhet në shtetrrethim dhe nuk lejohet lëvizja e njerëzve pa pasur një arsye madhore.
Nga shtëpitë e tyre disa banorë të pallateve kanë shprehur solidarizimin e tyre duke shpalosur flamurin kuq e zi në ballkon.
Të izoluar brenda në shtëpi ata kanë treguar shembull dhe mbështetje me anë të simbolit tonë kombëtar.
Banorët e Napolit, kanë qenë të parët që shpalosën flamurët tringjyrësh në ballkonet e tyre nën ritmet e këngëve.