Ai është përzgjedhur në vitin 2011 mes 600 kërcimtarëve të tjerë duke u shpallur kështu kërcimtari zyrtar i këngëtares nga ishujt Barbados. I pyetur nga mediat kosovare për ndjesinë e të kërcyerit me një arstiste të kalibrit të Rihannës, Jusufi është shprehur:
“Të kërceja për Rihannë-n ishte një eksperiencë që do të mbetet gjatë ne kujtesën time, sepse ajo është ndër artistet më të mëdha botërore. Ishte një ndjenjë madhështore të jesh në skenë të tillë dhe me një yll botëror. Ajo për mua ishte dëshmia që më tregoj që jam duke përparuar shumë si kërcimtar,”-ka thënë kërcimtari.
(Kërcimtari Burim Jusufi)
Gjithashtu Jusufi e ka vazhduar karrierën e tij të suksseshme duke nënshkruar një kontratë vjetore me “Cirque du Soleil” në Las Vegas.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)