Armando Curri, djaloshi shqiptar 19-vjeçar, shkoi ilegalisht drejt Francës tre vjet më parë dhe u lejua të qëndrojë për shkak të moshës së mitur. Megjithatë, kur mbushi 18 vjeç u shkrua një urdher largimi në emër të tij.
Curri mbaroi shkollën e mesme në Francë me rezultate të shkëlqyera, por iu komunikua se nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të statusit të tij ilegal.
Në minutat e fundit, kreu i Senatit, Gérard Larcher, anëtar i partisë opozitare të qendrës së djathtë, lejoi pjesëmarrjen e 19-vjeçarit në ceremoni.
Larcher i informuar rreth punës së Armando Currit, njoftoi ministrin e brendshëm Francez për arritjet e djaloshit dhe i dhanë meritat maksimale për suksesin e tij. Pas marrjes së çmimit, policia lokale njoftoi se do t’i japë adoleshentit lejen e përkohshme për qëndrim tre-mujor.
“Në një ditë jeta ime ka ndryshuar. Jam tejet i lumtur”, u shpreh Curri për radion France Bleu Loire.
Armando Curri, tani ka nisur studimet e larta dhe duhet të presë deri në Maj, kur gjykata administrative në Lion të shqyrtojë ankesën e tij kundër urdhrit të largimit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com