Shqiptari nga Tuzi, Brahim Gjokaj është kthyer në hero në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa fjalët përfshinë një ndërtesë në New York, Gjokaj ndihmoi në shpëtimin e disa familjeve të bllokuara nga flakët dhe tymi.

"Ikni, shpejt, shpejt", u tha Gjokaj banorëve, në pamjet e transmetuara nga CBS News.

Ndërhyrja e tij e shpejtë dhe e vendosur ishte vendimtare për evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet emergjente mbërritën në vendngjarje.

"Në momentin që do dilja nga ndërtesa me njerëzit, sendet po fluturonin nga dritaret. Nuk më interesonte asgjë, doja vetëm që njerëzit të shpëtonin", tha ai për median amerikane.