49 vjeçari i arrestuar pak ditë më parë në Torino të Italisë është Artur Doku, i cili ishte dënuar me 15 vite burg për një vrasje të kryer në 1997.

Në vitin 1997, 49-vjeçari i cili pas krimit kishte ndryshuar identitetin në Gent Sherifi kishte vrarë me armë zjarri shtetasin I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç.

Gjykata e Apelit e  Tiranës e kishte dënuar me 15 vite burg për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë.

Gent Sherifi jetonte në Itali prej vitesh me familjen duke menduar se kishte lënë pas dhe të shkuarën.