Martin Skreli, i njohur për ankandet e tij famëkeqe farmaceutike, ka bërë një lajmërim të çuditshëm në Twitter. Shkreli e ka ofruar veten për një darkë/shpullë apo grusht në këmbim të parave. Por sipas shqiptarit më të urryer paratë i duhen për bamirësi.
Përmes njoftimit në Twitter Shkreli, njoftoi se përfitimet që do te merrte nga përsonat që do e qëllonin në fytyrë do të shkonin për familjen e mikut të tijMike Kulich.
Miku i tij la pas një djalë të sëmurë i cili po lufton me sëmundjen e kancerit.
Shkreli pasi bëri publikimin e tij, ka marrë dy oferta të larta njëra 78 mijë dollarë dhe tjetra 25 mijë dollarë.
Ish-menaxheri i një kompanie të madhe famaceutike e mori titullin ‘’njeriu më i urryer’’ shtatorin e kaluar kur tërboi popullin amerikan me blerjen e të drejtës së një ilaçi të përdorur për të trajtuar sëmundjet e AIDS e kancerin, duke rritur çmimin e tij me 5000% brenda një nate.
Pilulat e Daraprim shiteshin për 13.50 dollarë por komapnia e Shkrelit e rriti çmimin në 750 dollarë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com