Shqiptari Martin Shkreli, një sipërmarrës farmaceutik në SHBA, është arrestuar nga FBI-ja, pas një hetimi federal. Ai akuzohet për mashtrim të disa letrave me vlerë në lidhje me një firmë që themeloi.
Sipas hetimit, 32-vjeçari Shkreli, i cili është tani shefi ekzekutiv i “Turing Pharmaceuticals” ka marrë disa aksione në mënyrë të paligjshme nga kompania Retrophin Inc, një firmë bioteknologjike që ai e themeloi në vitin 2011, dhe e përdori atë për të paguar borxhet e mosmarrëveshjeve të përfunduara të biznesit.

Ai u largua më pas nga kompania, ku ishte dhe shefi ekzekutiv, duke u paditur nga brodi i saj. Shkreli është akuzuar se ka bërë përfitime të fshehta.
Sipërmarrësi shqiptar u bë një shembull negative në Shtetet e Bahskuara të Amerikës në muajin shtator, kur ai rriti çmimin e ilacit kundër Hiv Aids, nga 13,50 $ për pilulë në 750 $.
Djali i dy prindërve emigrant, nga Shqipëria dhe Kroacia arriti sukses të jashtëzakonshëm në SHBA, ndërsa që në moshën 20-vjeçare ai filloi të futet në busrën e ëall Street. Shqiptaro-amerikani i bleu në muajin gusht të drejtat e prodhimit dhe shpërndarjes së Daraprim-it, e pas kësaj, koston e barit mjekësor të përdorur edhe për trajtimin e infeksioneve nga parazitët, - e ngriti në mënyrë të paimagjinueshme.
Kjo lëvizje e tij ka ngjallur debat në kongresin amerikan e madje edhe tek kandidatët presidencialë.
Mediat amerikane dhe jo vetëm e kanë cilësuar atë si njeriu më i urryer në SHBA.
Vetë Shkreli u mbrojt me argumentin se, përfitimet e nxjerra prej çmimit të ri do të ndihmojnë kërkimet shkencore për trajtime të reja, ndërsa kritikët i fshikulloi duke thënë se nuk marrin vesh fare nga industria e farmaceutikës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com