Vrasësi me 13 emra, njihuni me shqiptarin më të kërkuar në Angli

Vrasësi me 13 emra, njihuni me shqiptarin më të kërkuar në Angli

Policia britanike ka bërë publike listën e emrave më të kërkuar. Në listën e tyre është edhe shqiptari Hektor Mahmutaj 43-vjeç.

Ai u arrestua më 2017 nga forcat e njësisë së ekstradime të MET pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për akuzat për vrasje në Shqipëri.

Por më 27 mars të këtij viti Mahmutaj arriti të humbiste gjurmët pas një vendimi të gjykatës për ta lënë të lirë me kusht.

Shqiptari hyri në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion, ndërsa përdorte 13 identitete të ndryshme, për t’i shpëtuar gjurmimit të policisë.

Pas arrestimit, në tetor të vitit të kaluar gjykata pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare që ai të ekstradohej në Shqipëri, ndërsa Mahmutaj u la i lirë me kusht kundrejt garancisë 10,000 mijë dollarë. Mahmutaj kundërshtoi ekstradimin, pasi sipas tij do t’i shkelen të drejtat e njeriut.

Ai është dënuar për vrasjen e Gentjan Jahajt, në korrik të vitit 1997 në një fshat të Fierit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord