Europol ka publikuar prej disa ditësh listën e personave në kërkim, ku sipas zyrës së Europol ata janë persona me rrezikshmëri të lartë dhe të përfshirë në grabitje, vrasje, atentate, armëmbajtje, trafik qeniesh njerëzore dhe drogë.
Shqiptari 49- vjeçar është në kërkim për llogari të drejtësisë dhe policisë greke, pasi është i dyshuar për armëmbajtje, vrasje të 3 personave dhe plagosje.
Sipas policisë greke Aleks (GaniI) Burreli më 23 qershor 2016 u fut i armatosur në një restorant në Ayia Napa në Qipro duke vrarë një biznesmen, një polic dhe bashkëshorten e policit.
Ky krim sipas Europol është bërë në prani të fëmijëve të vegjël të policit dhe Burreli është një persona me rrezikshmëri të lartë.

(Më të kërkuarit në Europë ku listën e kryeson Aleks (Gani) Burreli)

(Të dhënat dhe fotoja e Aleks Burrelit në faqen e Europolit )

(Vendi ku Aleks (Gani) Burreli ka kryer vrasjet)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
