ITALI-Një shqiptar është arrestuar, pasi ka tentuar që të shtypë me makinë një tregtar sirian në Frosinone.
 
Sipas medieve italiane, shqiptari ka përplasur 42-vjeçarin sirian gjatë kohës që ky i fundit po hidhte disa çanta në makinën e tij.
 
Duke parë veprimin e shqiptarit, siriani u hodh në anën tjetër të rrugës duke marrë vetëm disa plagë të lehtë.
 
Ndërsa shqiptari i arrestuar duhet të përballet me akuzat e drejtësisë italiane. 


dy.b/shqiptarja.com