Policia kufitare në Rinas ka sekuestruar 42 mijë paund të padeklaruara, të cilat ndodheshin në valixhen e një shtetasi shqiptar. Paratë po tentonin të hynin nga Londra në Shqipëri, por u kapën nga policia gjatë kontrollit në aeroport.

Gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me intenerar Luton - Rinas, konstatuan se shtetasi me inicialet B.K. në valixhe kishte të padeklaruara një sasi prej 42.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë".