Shqiptaria në Arkivin Osman të Stambollit me mbi 180 mijë dokumente, osmanologu: Dokumentacioni më i madh për Shkodrën, 1500 dosje për Ali Pashë Tepelenën

100 milionë dokumente e 400 mijë regjistra, Arkivi Osman në Stamboll, është ndër më të pasurit me dokumente osmane... Siç rrëfen studiuesi Ermal Nurja, vetëm 60 për qind e tyre janë të përpunuara. Mes dokumentacioneve të 40 shteteve, Shqipëria zë një vend me rëndësi, ku “Elbasani dhe Korça në dokumentet osmane të Arkivit të Stambollit”, janë sjellë nga studiuesi në formën e katalogëve me informacion... të cilët u përuruan në Akademinë e Shkencave.

“Duke u bazuar me punën që kemi bërë me katalogët e Elbasanit dhe të Korçës, seria për gjithë Shqipërinë është 15 vëllime. 11 prej tyre janë për qendra të ndryshme administrative si Elbasani, Korça, Tirana, Durrësi etj. Shkodra si qendër vilajeti që ka qenë, ka një numër më të madh dokumentacioni, ku janë 4 vëllime. Nga këto 15 vëllime, secili prej tyre ka afërsisht 12 mijë dokumente dhe 500 regjistra duke u bazuar vetëm në pjesën e arkivit osman të përpunuar të Stambollit” thotë osmanologu Ermal Nurja.

Gjatë referencës së Nurjas dhe dy studiueseve Ferit Duka e Andi Rembeci edhe në kuadër të prezantimit të projektit “Dokumente për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u diskutua ndër të tjera edhe për dokumentet osmane që gjenden në vend.

“Është një marrëveshje midis Arkivit Shtetëror shqiptar dhe Arkivit Osman që ndodhet në Stamboll. Në dijeninë time, nisur nga puna që kam bërë në sallat e studimit  numri i dokumentave  për Republikën Shqiptare që kanë mbetur brenda Shqipërisë janë 500 mijë -600 mijë dokumente” thotë studiuesi.

Nga viti 2005 kur Nurja rrëfen të ketë hyrë për herë të parë në Arkivin Osman e deri në ditët e sotme, thotë se janë shtuar lehtësitë në aksesimin e dokumenteve. Në të ka zbuluar me mijëra dokumente edhe për personazhe historikë të vendit tonë, siç është Ali Pashë Tepelena.

“Edhe seria e Shqipërisë, dokumentet osmane të Arkivit të Stambollit synon të nxjerrë një katalog të veçantë pikërisht për Ali Pashë Tepelenën, pasi pjesa më e madhe e veprimtarisë së tij ka ndodhur jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë sot.  Afërisht janë 1500 dosje që ndodhen në Arkivin Osman të Stambollit që kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me Ali Pashë Tepelenën, jetën dhe veprimtarinë e tij” shprehet ai.

Së shpejti osmanologu Ermal Nurja do të sjellë të botuar katalogun e Shkodrës, ndërsa ai i Vlorës, do të jetë prioritet i Akademisë së Shkencave.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja