Shqiptarja 20-vjeçare fiton
studimet e larta në Amerikë

Shqiptarja 20-vjeçare fiton<br />studimet e larta në Amerikë
TIRANE- Ëndrra e të rinjve shqiptarë për të vazhduar studimet e larta në Amerikë tashmë mund të bëhet realitet. Linda Bardha, koordinatore e programit “Kennedy-Lugar YES”, javën që kaloi u nis për të vazhduar studimet e larta në Shtetet e Bashkuara, pasi aplikoi për studimet e saj nëpërmjet Qendrës Informative për Arsimin Amerikan në Shqipëri, e cila është hapur së fundmi në Tiranë.
 
Ndërsa do të ndjekë Universitetin e Misisipit, Linda do të jetojë me familjen e cila e mikpriti atë edhe gjatë programit të shkëmbimit dhe studimit YES. Falë Qëndrës Informative për Arsimin Amerikan në Shqipëri çdo nxënës që ka mbaruar shkollën e mesme mund të aplikojë për studime në Shtetet e Bashkuara.
 
Për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet e larta në Amerikë kjo qendër mirëpret çdo person të aplikojnë në faqen Qendra Informative e Arsimit Amerikan në Shqipëri (EDUSA-UMB) dhe për të mësuar diçka më tepër rreth këtij programi “Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study (YES) Program”.

Redaksia online
(m.z/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)